Çfarë dëshiron shefi yt që ti të dish - Business Magazine Albania

Çfarë dëshiron shefi yt që ti të dish

Çfarë dëshiron shefi yt që ti të dish

Nëse keni pasur ndonjëherë një shef që ju ka trajtuar ju dhe punonjësit e tjerë si një mall i disponueshëm, e dini se sa zhgënjyese ndihet. Por ka dy anë të çdo monedhe – si mendoni për shefin tuaj? Si partner dhe koleg i besuar? Një mentor dhe model? Apo thjesht personi që e vëren kur je vonë në punë?

Këto janë disa gjëra që shefi yt do që ti të dish:

1. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Gaboj njësoj si të gjithë. Të lutem më kupto siç i kuptoj unë gafat e tua.

2. Kam nevojë për mirëkuptim. Unë jam përgjegjës për gjërat që jam akoma duke mësuar për veten, dhe disa prej tyre ndoshta nuk janë perfekte. Gjithsesi unë besoj në nxënien gjatë punës…

3. Unë jam i interesuar. Interesat e tua janë të rëndësishme, por të lutem mendo që unë duhet të përballem me shqetësime dhe ndjenja të shumë njerëzvë, brenda dhe jashtë punës.

4. Jam gjatë gjithë kohës nën presion. Gjithmonë më rrethon një presion i madh të cilin ti nuk mund ta shikosh. Unë do të vlerësoja shumë çdo detaj dhe mirëkuptim tëndin për të më lehtësuar punën.

5. Më nevojitet komunikim i sinqertë. Nëse bej diçka gabim apo joefektive, dëshiroj që ti të komunikosh me mua rreth saj. Më flit drejtpërdrejtë; jo me kunja apo mbrapa kurrizit tim. Komuniko hapur sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mësojmë nga njëri tjetri.

6. Duhet të ketë vepra, e jo fjalë. Nëqoftëse ti vazhdimisht flet për idetë, ëndërrat dhe vizionet e tua por nuk po bën asgjë për t’i realizuar ato, atëherë unë do ta kem shumë të vështirë tët të mar seriozisht. Unë do të punën time, por dhe ti duhet të bësh tënden.

 Lexo edhe: A duhet të përgatitem për pushime sipas shenjës sime të horoskopit?

7. Unë vlerësoj pyetjet më shumë se përgjigjet. Nëse nuk e di diçka, pyet. Mos u mundo t’i bësh gjërat vet gabim. Ndonjëherë pyetjet janë më të rëndësishme se përgjigjet. Uneë e vlerësoj kuriozitetin, sepse nëse bën pyetjen e duhur atëherë përgjigja do të dalë vet.

8. Ne duhet të jemi një skuadër dhe të mbështesim njëri tjetrin. Titulli dhe pozicioni jot nuk janë aq të rëndësishme sa aftësitë dhe idetë e tua. Unë besoj se ne jemi gjithëmonë një skuadër, duke punuar së bashku si komunitet; edhe nëse je një lider apo punonjës ne duhet të mbështesim njëri tjetrin, të bashkëpunojmë dhe të veprojmë si ekip.

9. Mua nuk më pëlqejnë surprizat. Nëqoftëse diçka nuk shkon mirë ma thuaj. Nuk dua të jetë suprizë. Mos u step të më japësh lajme jo të mira—thuaje sa më shpejt të jetë e mundur. Mos prit gjatë për të ndarë gjërat që duhet t’i di.

10. Respekti reciprok është i rëndësishëm. Unë nuk të detyroj dot të më respektosh, por refuzoj të mos më respektosh. Unë do të respektoj dhe ti duhet të ma kthesh po njëlloj. Respekti është themeli i çdo marrdhënieje.

11. Mua nuk më pëlqen t’i biem shkurt duke i bërë punët në mënyrë joetike. Nuk ke përse ndihesh nën presion nga target-i jonë apo kufiri i kohës. Nuk ke përse ndihesh nën presion për t’i bërë gjërat mirë dhe t’i bësh ato gabim. Lëre ndërgjegjen të të udhëheq dhe bëji gjënë e duhur sa do e vështirë të jetë.

12. Unë mendoj se besnikëria është një rrugë me dy korsi. Njerëzve të cilëve ju detyrohem besnikërinë time janë ata që smë lënë kurrë të dyshoj tek besnikeria e tyre.

INC.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0