CEO-ja kërkon që punonjësit të përdorin AI, pushon nga puna këdo që refuzon - Business Magazine Albania

CEO-ja kërkon që punonjësit të përdorin AI, pushon nga puna këdo që refuzon

CEO-ja kërkon që punonjësit të përdorin AI, pushon nga puna këdo që refuzon

Kanë kaluar gati tre vite nga lançimi i ChatGPT, dhe megjithatë inteligjenca artificiale nuk ka “pushtuar” ende tregun e punës. Sigurisht, AI shpesh përdoret si justifikim nga drejtuesit që tashmë kishin planifikuar të shkurtonin staf ose ta zhvendosnin atë jashtë vendit. Por problemet e shumta të teknologjisë, si “halucinacionet” e saj, rreziqet ligjore dhe çështjet e sigurisë, e bëjnë atë larg nga një zëvendësim i përshtatshëm për njerëzit. Pa përmendur faktin që 95% e bizneseve që nisin transformime me AI dështojnë.

Megjithatë, investitorët nuk duken të shqetësuar. Mjafton përmendja e një “strategie AI” në raportet tremujore që aksionet e kompanive të rriten me shpejtësi. Kjo është edhe një nga arsyet pse Coinbase, platforma më e madhe e kriptovalutave në SHBA, pushkoi nga puna punonjësit që nuk pranuan “valën AI”.

Sipas Fortune, fushata u udhëhoq nga CEO miliarder i Coinbase, Brian Armstrong. Gjithçka nisi pasi kompania bleu akses në dy mjete AI për programuesit: Anysphere Cursor dhe GitHub Copilot. Në një intervistë për podkastin “Cheeky Pint”, Armstrong pranoi se “e mora situatën vetë në dorë”, duke i dhënë inxhinierëve vetëm një javë kohë për t’u përshtatur ose për të humbur vendin e punës. Për krahasim, Harvard Business Review thekson se zbatimi efektiv i AI në kompani mund të marrë vite, madje dekada. “Thashë: ‘AI është i rëndësishëm. Dua që të mësoni dhe të jeni gati. Nuk është e nevojshme ta përdorni çdo ditë menjëherë, por deri në fund të javës duhet të jeni në bord. Përndryshe, të shtunën do të bëjmë një takim, dhe dua të kuptoj pse jo,’” rrëfeu ai. Në atë takim, ata që nuk kishin një justifikim bindës, u pushuan nga puna. “Disa kishin arsye të vlefshme, sapo ishin kthyer nga një udhëtim, disa jo. Ata që nuk kishin, u larguan,” tha Armstrong.

Lexo edhe:BE nxit Euro-n digjitale pas ligjit amerikan për Stablecoins

Ideologji apo ekonomi?

Në një postim plot entuziazëm, GitHub e përshkroi Coinbase si një “kompani ku çdo punonjës ka mundësi të kontribuojë drejtpërdrejt në produktin dhe politikat kryesore, pa kompromentuar sigurinë apo përputhshmërinë”. Çmimet për këto shërbime nuk janë publike, por Cursor mund të kushtojë nga 20 deri në 200 dollarë për përdorues në muaj, ndërsa GitHub Enterprise tarifon 39 dollarë për përdorues. Me një të ardhur neto prej pothuajse 1.5 miliardë dollarësh në vetëm tre muaj, për Coinbase këto shpenzime janë minimale. Pra, duket se vendimi i Armstrong lidhet më shumë me ideologjinë dhe bindjet e tij, sesa me kursime financiare.

Armstrong nuk është i vetmi CEO që imponon përdorimin e AI. Vetëm javën e kaluar, u raportua se Eric Vaughan, CEO i firmës IgniteTech me vlerë 26 milionë dollarë, pushoi nga puna 80% të stafit sepse nuk treguan entuziazëm për teknologjinë e re. Ironia? Rezistenca më e madhe vinte pikërisht nga programuesit dhe inxhinierët,  ata që në fakt do të duhej të “pastronin” kodin e çrregullt të AI-së, sikur të mos ishin pushuar.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0