CEO-ja e suksesshme ndan 5 truke: Si të mbështesni produktivitetin edhe kur jeni duke udhëtuar? - Business Magazine Albania

CEO-ja e suksesshme ndan 5 truke: Si të mbështesni produktivitetin edhe kur jeni duke udhëtuar?


Pjesë e ndërtimit të një biznesi të suksesshëm është edhe mbajtja shtypur e gazit me këmbë edhe kur nuk jeni në zyrë.
Kara Goldin, themeluese dhe CEO e Hint Water, një kompani që prodhon ujë të aromatizuar, ka zhvilluar zakone që e ndihmojnë atë të jetë produktive edhe kur është në udhëtim e sipër.

Goldin e nisi kompaninë e saj në 2005 sepse ajo kishte si qëllim të krijonte një ujë të mirëfilltë pa ëmbëlsues. Hiint Water thotë se ka në përbërje vetëm esencë frutash dhe nuk ka sheqer apo zëvendësues sheqeri.

Kompania e pijeve me bazë në San Francisco e nisi punën si një kompani që prodhon një produkt të vecantë. Që atëherë është zhvilluar dhe bërë pjesë e supermarketeve si ëhole Foods dhe Publix dhe është pjesë e programeve të shërbimit të ushqimit për kompani të mëdha si Google dhe Facebook.

1. Gjithmonë rezervoni një linjë ajrore që e ka të garantuar shërbimin Wi-Fi.
Kjo mund të jetë dicka e dukshme por nëse nuk e bëni këtë gjë mund të jetë një gabim i madh. Të jesh i loguar ndërsa je duke fluturuar, është produktive. Goldin përdor fluturimet e orëve të para të mëngjesit si një mundësi për të shkruar emaile dhe për të përcaktuar njerëzit me të cilët të rilidhet.

2. Mos u mbështetni tek stacionet karikuese të aeroportit

Të keni akses interneti nuk do tju zgjidhi shumë punë nëse laptopi apo telefoni juaj ka mbaruar. Të gjithë këmi qënë në një situatë të tillë nëpër aeroporte kur bateritë e telefonave, kompjuterave kanë mbaruar dhe radha e njerëzve nëpër stacionet e karikimit nëpër aeroporte është e gjatë…Prandaj ajo nuk i beson këtyre stacioneve por gjithmon i karikon ato para udhëtimit.

3. Zhvilloni një rutinë të mëngjezit
Goldin bën të pamundurën që të ruajë një regjim rutinor gjatë mëngjesit edhe kur udhëton. Cdo mëngjes ajo cohet në 5.30 me një qumësht dhe një filxhan ujë të nxehtë me limon. Dhe pasi lexon emailet që kanë ardhur gjatë natës, bën një ngjitje. Cdo ngjitje pasohet nga një lëng frutash, kryesisht me kale, mollë, luleshtrydhe dhe pak Hint ëater për të pasur më shumë energji. Për më shumë potasium, ajo mund ti shtojë lëngut të frutave edhe një banane.

4. Jini të mirëinformuar se ku po shkoni
Të keni cdo gjë të planifikuar do ta bëjë udhëtimin tuaj më të lehtë. Goldin përdor faqe si TripAdvisor dhe Tablet Hotel për të gjetur hotelë dhe restorante për të mësuar rreth aktiviteteve në destinacionet e saj. Një aplikacion tjetër që ajo rekomandon është edhe Pocket që ju lejon të ruani artikuj nga Tëitter për tu lexuar më vonë. Sapo e keni kryer një veprim të tillë, nuk keni më nevojë të përdorni ëiFi për ta lexuar atë.

5. Qëndroni të hidratuar dhe ruani një dietë të shëndetshme

Nëse e ndiqni këtë këshillë ndërsa jeni në udhëtim e sipër do tju ndihmojë të rrisni energjinë tuaj gjatë ditës. Goldin pi shumë ujë Hint gjatë ditës. Dhe nuk ha shumë gjëra me kripë apo me sheqer për të qënë gjithmonë e ndërgjegjshme se cfare po ndodh rreth saj dhe e balancuar në të njëjtën kohë.

Shkrimi u botua nga Business Insider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0