CEO i McDonald’s zbulon 3 trendet që do të formësojnë industrinë ushqimore këtë vit - Business Magazine Albania

CEO i McDonald’s zbulon 3 trendet që do të formësojnë industrinë ushqimore këtë vit

CEO i McDonald’s zbulon 3 trendet që do të formësojnë industrinë ushqimore këtë vit

Chris Kempczinski, CEO i McDonald’s, ka ndarë parashikimet e tij mbi drejtimet kryesore që do të ndikojnë industrinë ushqimore gjatë vitit 2026.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, drejtuesi i gjigantit të fast food-it përmendi tre tendenca kryesore që, sipas tij, do të fitojnë terren në vitin e ardhshëm: ushqimet e pasura me fibra, kombinimet e shijeve të ëmbla dhe pikante, si dhe inovacionin në pije.

“Numri 1: fibra do të jetë një trend i madh. Numri 2: kombinimi i shijes së ëmbël me atë pikante do të jetë shumë në modë. Dhe numri 3: do të shohim shumë risi në kategorinë e pijeve. Këto janë tre parashikimet e mia për vitin 2026, dhe ndihem i sigurt për to,” tha Kempczinski.

Ai gjithashtu u kthye pas për të reflektuar mbi parashikimet e tij për 2025, duke thënë se i kishte goditur të tre trendet kryesore. “Duhet të bëj pak “xhiro nderi”, sepse vitin e kaluar, kur më pyetën për parashikimet e 2025-s, thashë se tre gjëra do të ishin të mëdha: proteina, inteligjenca artificiale dhe salcat. Dhe mendoj se i qëllova të treja, jo keq,” shtoi ai me humor.

Lexo edhe: McDonald’s rikthen një produkt legjendar, dhe ja pse ky vendim është një leksion biznesi

Kempczinski, i cili mori drejtimin e McDonald’s në nëntor 2019, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh ndan mendime mbi karrierën, lidershipin dhe kulturën e punës. Llogaria e tij në Instagram numëron mbi 57,000 ndjekës dhe përmban video ku ai jep këshilla profesionale, flet për “impostor syndrome” (ndjenjën e të qenit i papërshtatshëm pavarësisht suksesit), si dhe provon produkte të reja të McDonald’s.

Në një video të fundit me titull “Tough Love with the McDonald’s CEO”, ai u bëri thirrje profesionistëve të rinj që të marrin përgjegjësi për rrugëtimin e tyre në karrierë.

“Këshilla ime është kjo: mos harroni se askush nuk kujdeset për karrierën tuaj më shumë sesa ju vetë. Ideja se dikush tjetër do të vijë dhe do t’ju hapë të gjitha dyert, është mirë nëse ndodh, por nuk duhet ta prisni. Në fund të ditës, përgjegjësia është e juaja,” theksoi ai.

Foxb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0