CEO i Bank of America: Brezi Z është i frikësuar për të ardhmen, ja këshilla e tij - Business Magazine Albania

CEO i Bank of America: Brezi Z është i frikësuar për të ardhmen, ja këshilla e tij

CEO i Bank of America: Brezi Z është i frikësuar për të ardhmen, ja këshilla e tij

CEO i Bank of America, Brian Moynihan, thotë se Brezi Z (të lindurit mes viteve 1997–2012) ndihet “i frikësuar” për të ardhmen e tregut të punës. Ai thekson se kriza e punësimit për të rinjtë po thellohet, ndërsa inteligjenca artificiale (AI) po tregon gjithnjë e më shumë potencial për të zëvendësuar detyrat fillestare të punës.

Megjithatë, mesazhi i Moynihan është i qartë: kjo gjeneratë mund ta kthejë ankthin në avantazh, nëse mëson si ta përdorë AI-n si mjet pune. Duke folur së fundmi për emisionin Face the Nation në CBS, Moynihan zbuloi se Bank of America ka marrë rreth 200 mijë aplikime për vetëm 2 mijë pozicione entry-level, të cilat u plotësuan në korrik. Këto shifra tregojnë konkurrencën ekstreme për vendet e para të punës në sektorin white-collar.

Kur ai i pyet punonjësit e rinj nëse ndihen “të frikësuar” nga AI dhe e ardhmja, shumica pranojnë se po. Për Moynihan, kjo është plotësisht e kuptueshme. Këshilla e tij kryesore për të diplomuarit e Brezit Z është që ta “përqafojnë” AI-n, duke e trajtuar si një aftësi për t’u zotëruar dhe jo si një forcë që do t’i zëvendësojë. “Do të jetë bota juaj përpara,” – tha ai, duke shtuar se është ende herët për të ditur saktësisht se si do të ndikojë AI tregun e punës. Sipas tij, synimi i Bank of America është që përfitimet e efikasitetit nga AI të përdoren për të nxitur rritjen, dhe jo thjesht për të ulur kostot.

Lexo edhe: Pse kompanitë po investojnë në AI, por po humbasin idetë më të mira?

Qëndrimi i Moynihan vjen në një kohë kur edhe Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, si dhe ekonomistë të tregut të punës, po shprehin shqetësime për një mjedis gjithnjë e më të vështirë për të rinjtë. Në një konferencë për shtyp në shtator, Powell e përshkroi situatën si një “treg pune interesant”, ku “të rinjtë që sapo dalin nga universiteti po e kanë të vështirë të gjejnë punë”.

Sipas tij, tregu karakterizohet nga “pak largime dhe pak punësime”: kompanitë nuk po largojnë punonjës masivisht, por as nuk po punësojnë shumë të rinj. Kjo situatë godet veçanërisht Brezin Z që kërkon punën e parë.

Ndërkohë, shumë punëdhënës po përdorin AI për të automatizuar detyra që më parë kryheshin nga punonjësit junior. Për shembull, në kompaninë konsulente McKinsey, një mjet i brendshëm AI ka marrë përsipër krijimin e prezantimeve në PowerPoint dhe hartimin e propozimeve për klientët, detyra që tradicionalisht u takonin punonjësve të rinj.

Një raport nga SignalFire, që ndjek mbi 650 milionë punonjës në mbarë botën, tregon se të diplomuarit e rinj përbënin vetëm 7% të punësimeve të reja në kompanitë e mëdha të teknologjisë në vitin 2024, një rënie prej 25% krahasuar me vitin 2023. Kreu i kërkimit të SignalFire, Asher Bantock, i tha TechCrunch se ka “prova bindëse” që AI është një nga arsyet kryesore të rënies së roleve entry-level në teknologji.

Sipas tij, teknologjia po zëvendëson detyra rutinë si programimi bazik apo kërkimi financiar, role që tradicionalisht shërbenin si hapi i parë për karrierën e të rinjve. Përfundimi? Frika e Brezit Z është reale, por sipas Moynihan, çelësi i suksesit është i njëjtë: të mësojnë, të përshtaten dhe ta përdorin AI-n si aleat, jo si kërcënim.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0