Cellebrite është emri i kompanisë izraelite që ka bashkëpunuar me FBI-në - Business Magazine Albania

Cellebrite është emri i kompanisë izraelite që ka bashkëpunuar me FBI-në


Firma Israelite, Cellebrite, ka raportuar se ajo ka qenë kompania që ka punuar së bashku me FBI-në për të zhbllokuar iPhone 5c. Bëhet fjalë për iPhonin e Farook, vrasësit të San Benardino, i cili qe dhe shkaktari i një beteje ligjore midis Apple dhe FBI-së.

“Byroja Federale e Hetimeve së SHBA-së ka punuar së bashku me kompaninë izraelite Cellebrite Mobile Synchronization Ltd. për të krakuar iPhone e përdorur në të shtënat e vitit të kaluar në San Bernardino, Kaliforni, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.”

FBI raportoi më herët këtë javë se kishte rikuperuar të dhënat e iPhone-it të Farook në mënyrë të suksesshme, duke i dhënë fund një betejë ligjore një mujore mes dy palëve. Ndërsa FBI-ja nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me emrin e bashkëpunëtorit të tij, Bloomberg thotë se Cellebrite ka punuar me Byronë dhe më para.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0