Çelet për herë të parë konferenca: “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga Antikiteti në ditët tona” - Business Magazine Albania

Çelet për herë të parë konferenca: “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga Antikiteti në ditët tona”


I pranishëm në konferencën e parë dy ditore të Muzeut të BSH-së me temë “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga Antikiteti në ditët tona”, që u çel ditën e djeshme në Tiranë, Guvernatori Gent Sejko tha se, ngritja dhe funksionimi i një muzeu pranë Bankës së Shqipërisë ishte fillesa e ndikimit që ky institucion do të kishte në botën e kulturës e të trashëgimisë së vlerave të saj.

Ai u shpreh se përpjekjet e institucionit qendror bankar për të futur monedhën shqiptare që nga koha e lashtësisë ilire, në fushën studimore dhe shkencore, përbën një hap të ri në ngritjen cilësore të shkencës së numizmatikës në nivelet më të përparuara europiane.

I ftuar nderi i kësaj konference ishte Prof. Olivier Picard, i cili referoi mbi “Fillesat e monedhave në Iliri dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet ilirëve dhe grekëve”. Ai është ish-Drejtor i Shkollës Arkeologjike Franceze në Athinë, Profesor në Universitetin e Sorbonës dhe Anëtar i “Académie des Inscriptions et Belles Lettres” (Instituti i Francës). Ndërsa merrnin pjesë historianë, akademikë, studiues, koleksionistë si dhe figura te tjera të njohura të fushës.

Përgjatë dy ditëve, 14-15 Qershor, konferenca do të zhvillohet në katër sesione: “Qytetërimi antik dhe paraja si mjet këmbimi në fokusin e zbulimeve të arkeologjisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare”; “Veçori të parasë dhe zhvillimit ekonomik gjatë mesjetës”; “Shteti shqiptar, themelimi dhe konsolidimi i sistemit bankar” dhe “Njëzetë e pesë vjet banking qendror modern në Shqipëri”.

Në punimet shkencore që u referuan të Mërkurën studiuesit e Institutit të Arkeologjisë dhe ata të Qendrës Studimore Albanologjike u ndalën në faktin se në Shqipëri kultura e numizmatikës është e re. Ajo kryesisht i ka përkuar botës akademike e posaçërisht studiuesve arkeologë, të cilët janë marrë vetëm me një objekt të kufizuar të lëvrimit të saj, monedhat e popujve të botës së vjetër.

Por sipas tyre, studimet gjithëpërfshirëse kanë evidentuar se thesaret e monedhave antike të gjetura në Shqipëri janë një pasuri me vlerë e trashëgimisë kulturore, tregtare ekonomike të vendit tonë.

Studimi i numizmatikës është një pasuri jo vetëm informimi në spektin historik të Ilirisë, ekonominë e saj, metalet e metalurgjinë dhe proceset e prodhimit të monedhave. Por ato përbëjnë një burim të pashtershëm fizik për kohëra që trojet tona i kanë më së shumti në errësirë. Studimet provojnë se monedhat janë e do mbeten me vlerë të lartë si burime për historinë, kulturën dhe ekonominë. Kjo vlen në veçanti jo vetëm për monedhat e Apollonisë, Dyrrahut, Bylisit, Amantias, Monunit e Scodrinonit, por edhe për monedhat e antikitetit grek (si psh. breshkëzat e Eginës) dhe ato romake.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0