Çelet Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri - Business Magazine Albania

Çelet Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri

Dita e parë e Javës Globale të Sipërmarrjes në Shqipëri nisi me energji dhe një sërë aktivitetesh që sollën në fokus inovacionin, teknologjinë, zhvillimin e sipërmarrjes dhe përfshirjen e të rinjve. Hapja zyrtare u shënua me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila prezantoi vizionin dhe synimet kombëtare për nxitjen e sipërmarrjes dhe transformimin digjital. Paralelisht, u zhvillua një diskutim i rëndësishëm mbi sigurinë kibernetike, duke theksuar sfidat që përballen bizneset shqiptare dhe rëndësinë e kulturës së sigurisë në një treg gjithnjë e më të digjitalizuar.

Ceremonia e hapjes së GEW Shqipëri mblodhi bashkë përfaqësues nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, startup-e dhe të rinj, duke prezantuar temat qendrore të javës dhe iniciativat që do të pasojnë. Në të njëjtën kohë, një sesion i dedikuar inteligjencës artificiale në arkitekturë solli perspektiva të reja mbi mënyrën se si IA po transformon projektimin urban dhe zhvillimin e qyteteve. Në shkollën “Avni Rustemi”, nxënësit morën pjesë në Ditën e Karrierës, një aktivitet që i ndihmoi të orientohen drejt profesioneve të së ardhmes dhe aftësive që kërkon tregu modern i punës.

Lexo edhe:E ardhmja e sipërmarrësve në Shqipëri – Historia e një vendi që po zgjohet

Më tej, u prezantuan shërbimet që ofron rrjeti EEN për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe për startup-et që synojnë zgjerimin drejt tregut europian, duke ofruar mbështetje praktike dhe mundësi rrjetëzimi. Një nga momentet më të rëndësishme të ditës ishte paneli mbi vizionin e Shqipërisë drejt një shoqërie pa para fizike, ku ekspertë nga bankat, institucionet qeveritare dhe komuniteti fintech analizuan hapat dhe sfidat e këtij transformimi. Diskutimet vijuan me fokus tek financa e gjelbër dhe roli i bankave në mbështetjen e sipërmarrjeve të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e investimeve në ekonominë e gjelbër.

Dita u mbyll me prezantimin e një projekti të ri në realitetin virtual, duke sjellë një shembull konkret të teknologjive të së ardhmes që po zhvillohen në Shqipëri. Paralelisht, gjatë gjithë ditës u zhvillua Sfida e Startupeve të Gjelbra, ku studentët prezantuan idetë e tyre inovative për ekonominë qarkulluese, duke sjellë në vëmendje kreativitetin dhe potencialin e gjeneratës së re.

Në tërësi, dita e parë e GEW Shqipëri 2025 solli një panoramë të pasur ngjarjesh që shënuan nisjen e një jave plot bashkëpunim, ide të reja dhe reflektim mbi të ardhmen e sipërmarrjes në vend.

Agjendën me eventet për çdo ditë të javës e gjeni këtu

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0