Çelet Java e Parasë 2021 - Business Magazine Albania

Çelet Java e Parasë 2021

Java e Parasë

Në datën 23 mars 2021 u organizua ceremonia hapëse online e Javës së Parasë për vitin 2021. Kjo javë është një nismë, e cila synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe ANFE do të organizojnë disa aktivitete edukative nën sloganin “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”, duke synuar përfshirjen e një numri sa më të madh të rinjsh, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi çështje të edukimit financiar.

Aktivitetin çelës të Javës së Parasë 2021 e përshëndetën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zj. Evis Kushi dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Silvio Pedrazzi.

Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Silvio Pedrazzi, në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë dhe rolin e kursimit dhe qëndrueshmërisë së sistemit bankar në përballimin e pandemisë Covid 19, si prova konkrete për rëndësinë e edukimit financiar. Kjo javë zhvillohet kur bankat janë përfshirë nga revolucioni digjital, i cili bëri të mundur të kapërcehet më lehtë pandemia Covid-19. Paraja në banka është e sigurt dhe të rinjtë dhe të moshuarit kanë nevojë për njohuri financiare. Bankat ofrojnë siguri, janë kontribuuese në rritjen e  mirëqenies, zhvillimit të ekonomisë, prandaj duhet besuar te bankat. Z. Pedrazzi siguroi angazhimin e plotë të sektorit bankar në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera dhe me BSh,  për të promovuar edukimin financiar në veprimtarinë e tyre ditore dhe në çështjet dhe iniciativat e edukimit financiar.

Lexo: Studimi/ Fëmijët prodhojnë më shumë antitrupa ndaj Covid-19

Më tej, aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.

Konkursi i parë i organizuar në kuadër të kësaj jave ishte konkursi “Vizatimi më i Mirë” mbi temën “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua”, drejtuar nxënësve të klasave të V të vendit. Ky konkurs u mbështet nga Alpha Bank Albania.

Konkursi i dytë mbi fotomontazhet (memet) më të mira për temën,  “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”, drejtuar nxënësve të klasave VII dhe VIII në të gjithë vendin, u mbështet nga  FIBank Albania.

Konkursi i tretë me video të krijuara nga nxënësit e shkollave të mesme, ku u trajtua tema “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”, u mbështet nga Tirana Bank.

Konkursi i katërt mbi postimin më të mirë në Facebook me temë “Ndikimi i Covid-19 në ekonomi dhe kujdesi për financat personale në periudha pandemie”, drejtuar studentëve të degëve  Ekonomiks dhe Financë-Bankë, u mbështet nga Banka OTP Albania.

Gjithashtu, në kuadër të Javës Globale të Parasë, në datën 25 mars do të organizohet për herë të tretë Kuizi Evropian i Parasë, një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të fëmijëve në moshën 13-15 vjeç (klasat e 9-ta) pavarësisht lëndëve mësimore që zhvillojnë. Kuizi pritet të përfshijë qindra nxënës. Ekipi fitues në rang kombëtar do të konkurrojë në finalen evropiane të Kuizit Evropian të Parasë, i cili do të zhvillohet online më 20 prill 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0