Çdo ekip biznesi ka nevojë për një Jobs dhe një Wozniak. Zbuloni se cili jeni ju

Çdo ekip biznesi ka nevojë për një Jobs dhe një Wozniak. Zbuloni se cili jeni ju


Nëse jeni një person që aspironi të bëheni sipërmarrës, në një moment ndoshta ju është dhënë këshilla për të gjetur dikë, aftësitë e të cilëve plotësojnë tuajat.

Ideja është që nëse zgjedhni një partner biznesi, i cili është shumë i ngjashëm me ju, do të përplaseni me detyra që ju të dy i gjeni sfiduese dhe nuk do të mund t’i realizoni ato.

Nuk është gjithmonë aq e lehtë për të gjetur këtë lloj partneri.

Simon Sinek ka kaluar shumë kohë duke menduar për këtë problem. Sinek është një ekspert lidershipi dhe autor bestselling; Në librin e tij të vitit 2009, “Filloni me pse (Start With Why)“, ai e trajton këtë dilemë.

Lexoni: 10 elementet e lidershipit që i nevojiten skuadrës tënde

Shumica e njerëzve, janë ose tipi i “pse” ose i “si” – dhe ekipet më të mira të biznesit janë një ekuilibër i të dyjave.

Tipet “Pse”, shkruan Sinek në libër, “janë vizionarë, me imagjinatën super aktive. Ata priren të jenë optimistë dhe besojnë se të gjitha gjërat që ata imagjinojnë mund të realizohen.”

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Apple, Steve Jobs, ishte tipi i “pse“.

Tipet “Si”, shkruan Sinek, “janë realistë dhe kanë një kuptim më të qartë të të gjitha gjërave praktike.”

Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak është tipi i “si“.

Kur Sinek vizitoi zyrën e Business Insider në Korrik për një intervistë në Facebook Live, ai ndau një mënyrë të lehtë për të kuptuar se cili lloj iu përshkruan më së miri: Pyesni veten: “Ku ndihem i pasigurtë?”

Ja çfarë thotë Sinek:

“Nëse jeni shumë i pasigurtë për të kuptuar të gjitha detajet, ndoshta jeni tipi i “pse”. Nëse jeni shumë të pasigurtë se nuk keni ide të mëdha çdo ditë, ndoshta jeni tipi i ‘si’.”

Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se “një tip nuk është më i mirë apo më i keq”, tha Sinek. “E rëndësishme është që të gjeni dikë që plotëson aftësitë tuaja dhe do të jeni një ekip i fuqishëm së bashku.”

Lexoni: 7 zakonet e fuqishme që përcaktojnë lidershipin ekselent

Në libër, Sinek shpjegon se si ekuilibri i “pse” dhe “si” mund të funksiononte për Jobs dhe Wozniak.

Steve Jobs ishte evangjelist rebel, por Steve Wozniak është inxhinieri, i cili ka bërë punën e Apple. Jobs kishte vizionin, Woz kishte të mirat. Është partneriteti i një vizioni për të ardhmen dhe talenti për ta bërë atë, që e bën një organizim të shkëlqyer.

burimi: BInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0