Intervista
Adem Morina: Oferta e integruar turistike Shqipëri–Kosovë, një nevojë urgjente
Prizreni ofron një përvojë turistike të pasur dhe të larmishme, ku historia, kultura dhe natyra ndërthuren në mënyrë të jashtëzakonshme. Qyteti njihet si një “muze i hapur”, me kala mesjetare, xhami dhe kisha ikonike, rrugë karakteristike osmane dhe ambiente tërheqëse urbane pranë lumenjve dhe maleve.