Çamçakëzi i kujtesës, një nga startupet më të suksesshme në Itali

Çamçakëzi i kujtesës, një nga startupet më të suksesshme në Itali


Ideja e çamçakëzit të kujtesës, i lindi një studenti pas një aksidenti me makinë dhe ai gjeti mënyrën sesi ta bënte realitet.

“Gomës së përtypshme” i janë shtuar përbërës ushqimor që ndihmojnë punën e trurit dhe ky është sekreti.

Ideatori i startupit të suksesshëm të ngritur në Milano, është 28-vjeçari, Giorgio Pautrie.

Pas përplasjes nga një makinë, ai kishte pësuar dëmtime të shumta, por me vullnet iu rikthye librave që të përfundonte shkollën e lartë. Ai kishte mjaft vështirësi, ndaj për të shtuar përqëndrimin e forcuar kujtesën përdorte integratorë, pije energjike e shumë kafe.

Por, një mjek i tërhoqi vëmendjen duke e paralajmëruar se kombinime të tilla mund të ishin të rrezikshme dhe se duhej gjetur një formulë e përshtatshme. Ai i kishte sugjeruar një përzierje prej rreth 15 përbërësish, që duhej mbajtur një minutë nën gjuhë.

“Kishte shije të tmerrshme, prandaj mbaja në gojë edhe një çamçakëz”, thotë Giorgio.

Pikërisht këtu lindi ideja e bashkimit të dy përbërësve dhe efekti ishte i qartë. Brenda një viti ai dha 23 provime, bashkë me tezën e diplomës, që normalisht duhej t’i mbyllte në 2 vite e gjysmë.

“Mind The Gum” është realizuar me produkte që nxisin kujtesën, që ndihmohen në aktivizimin e tyre edhe nga procesi i përtypjes.

/MilanCorriere

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0