BusinessMag.al në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë ... - Business Magazine Albania

BusinessMag në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë dhe bashkëpunimeve që frymëzojnë

Milano është gjithmonë një histori më vete. Por në javën e dizajnit, ajo shndërrohet në një metropol të pakrahasueshëm të krijimtarisë, ku rrugët frymojnë estetikë, eksperiment dhe inovacion. Nga datat 7 deri në 13 prill 2025, Milano Design Week ka rikthyer pulsin ndërkombëtar të dizajnit, dhe këtë vit, BusinessMag Albania është prezent për të sjellë nga afër më të veçantat e këtij universi kreativ.

Një qytet që pulson me ide

Në çdo cep të qytetit, markat, artistët, studiuesit dhe dashamirësit e dizajnit janë bashkuar për të eksploruar se çfarë ndodh kur imagjinata sfidon realitetin. Atmosfera është e gjallë, ekspozitat janë gjithnjë të mbushura, dhe dialogët rreth dizajnit e të ardhmes nuk pushojnë asnjë sekondë.

Që në mëngjesin e parë, rrugët e qytetit u kthyen në galeri të hapura. Të rinj, profesionistë, media, krijues dhe vizitorë nga e gjithë bota formonin radhë të gjata për të hyrë në instalacione që ndërthurin artin, teknologjinë dhe aktivizmin. Zona si Brera, Tortona, Porta Venezia dhe Bovisa janë kthyer në mikrokozmosë të botëve alternative ku çdo hapësirë është një deklaratë.

Në portën hyrëse të Superdesign Show, një nga pikat kulmore të javës, qindra njerëz priten për të parë risitë më të fundit të markave ndërkombëtare dhe studiove më progresive të dizajnit.

Për herë të parë, edhe BusinessMag Albania në Milano Design Week

Në një udhëtim mediatik që përkon me 10-vjetorin e revistës, BusinessMag.al është i pranishëm këtë vit në Milano për të raportuar drejtpërdrejt nga epiqendra e inovacionit dhe dizajnit botëror. Kjo prani nuk është vetëm për të sjellë atmosferën e ngjarjes për lexuesit shqiptarë, por edhe për të krijuar ura të reja mes krijuesve, sipërmarrësve dhe markave me ndikim global.

Kurioziteti si frymëzim për rilidhje me publikun

Në mesin e shumë ekspozitave, një ndër më interesantet këtë vit është ajo e IQOS, pjesë e Philip Morris International, në bashkëpunim me markën ikonë italiane të dizajnit, SELETTI. Ata kanë sjellë në Milano një përvojë të pazakontë për vizitorët: “Curious X: Sensorium Piazza” – një hapësirë që përçon mesazhe përmes dizajnit, teknologjisë dhe ndërveprimit njerëzor.

Në këtë instalacion të vendosur brenda Opificio 31, në zonën Tortona Rocks, dizajni merr një kuptim të ri: ai nuk është më thjesht një formë apo objekt, por bëhet një medium komunikimi dhe ndërgjegjësimi. “Sensorium Piazza” është një reimaginim i sheshit tradicional italian – një vend ku njerëzit ndalen, takohen, flasin dhe ndajnë. Këtë herë, gjithçka ndodh brenda një hapësire multisensore, ku fiziku ndërthuret me digjitalen, dhe ku çdo vizitor ndikon në mënyrën sesi ambienti transformohet.

Përmes këtij projekti, PMI dhe IQOS synojnë të shpërfaqin misionin e tyre për të sfiduar status quo-në dhe për të propozuar alternativa më të mira për të rriturit që duan të largohen nga cigaret tradicionale. Duke përfshirë një markë si SELETTI – e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe eksperimental – ky bashkëpunim simbolizon sesi kurioziteti dhe kreativiteti mund të nxisin evoluime reale në sjelljen e konsumatorëve dhe të vetë industrive.

“Kurioziteti është çelësi që na shtyn përtej limiteve. Është forca që na lejon të zhvillojmë vazhdimisht alternativa më të mira dhe përvoja më kuptimplota,” – u shpreh Stefano Volpetti, President i Produkteve pa Tym pranë PMI, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 7 prill në Milano.

Platforma e re IQOS Curious X, e cila debuton me këtë projekt, është dizajnuar pikërisht për të ndërtuar lidhje më të thella me komunitetin global të përdoruesve të rritur. Ajo fton vizitorët të bëhen pjesë aktive e rrëfimit – jo thjesht spektatorë.

Për BusinessMag Albania, kjo përfshirje në Design Week është më shumë se një raportim – është një mundësi për të përfaqësuar perspektivën shqiptare në një nga skenat më prestigjioze të dizajnit dhe të mendimit bashkëkohor. Prania në këtë ngjarje është një reflektim i vizionit tonë për të ndjekur zhvillimet më aktuale dhe për t’i sjellë ato pranë publikut shqiptar me një sy profesional dhe të informuar.

Milano Design Week këtë vit nuk është vetëm një festival dizajni. Është një manifest për bashkëpunim ndërdisiplinor, për transformim përmes estetikës dhe për dialog që kalon kufijtë e zakonshëm.

“Sensorium Piazza” , e hapur për publikun deri më 13 Prill

Instalacioni “Curious X: Sensorium Piazza” do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 10:00 deri në 21:00, deri më 13 prill, në Opificio 31 – Tortona Rocks. Një destinacion që nuk duhet humbur për këdo që dëshiron të kuptojë sesi dizajni dhe teknologjia mund të krijojnë realitete të reja.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0