Business X | Frut’za: Marka që s’po ndjek rregullat… dhe ja pse... - Business Magazine Albania

Frut’za: Marka që s’po ndjek rregullat… dhe ja pse po fiton!

~6 minuta lexim

Nga Adelina Onuzi

“Njerëzit nuk blejnë atë që ti bën, ata blejnë arsyen pse e bën.”

Ky citat i Simon Sinek nuk mund të ishte më i përshtatshëm për të nisur udhëtimin tonë me BUSINESS key, rubrika e re nga Business Magazine që kërkon t’i shkojë përtej sipërfaqes së një brandi, për të kuptuar esencën, mendjen dhe pasionin që fshihet pas tij. Tregu ka oferta të pafundme, por vetëm pak biznese arrijnë të krijojnë një lidhje reale me konsumatorin. Ato nuk shesin produkt, por përvojë. Nuk shesin shije, por një mënyrë të të jetuarit. Dhe pikërisht këtu fillon historia e Frut’za.

Frut’za, artizanale dhe gjithmonë në momentin e duhur

Nëse ke kaluar ndonjëherë nga Komuna e Parisit në Tiranë, është e pamundur të mos të të tërheqë një hapësirë që duket si një oaz, natyral, i pastër dhe me një atmosferë që të fton të ulesh e të marrësh frymë thellë. Kjo është Frut’za.

Por Frut’za nuk është thjesht një lokal ku pihet një smoothie apo një açai bowl. Është një filozofi jetese që nis nga ideja se nuk ka orar për të konsumuar diçka të shëndetshme dhe me përbërës të pastër. Kafja me vaj ulliri në mëngjes, sanduiç në mesditë, apo një detox shot pas punës, gjithçka është menduar për t’u ndjerë mirë, pa asnjë kompromis me cilësinë.

Çfarë e bën Frut’zën ndryshe?

  • Produktet nuk prodhohen në mënyrë industriale, por me metoda shtëpie. Frut’za i qëndron larg konservantëve dhe përpunimeve të tepërta.
  • Lëngjet kanë jetëgjatësi të kufizuar, jo sepse janë më pak efikase, por sepse janë më reale.
  • Ambienti është një përvojë më vete, një studio botanike me qetësi dhe një menu që të jep ndjesinë se kujdesi për veten mund të nisë nga gota që ke në dorë.
  • Marketingu i zgjuar, nga videot në rrjete sociale deri te sistemi i thjeshtë i porosive me QR, gjithçka komunikon qartazi, jemi këtu për të të bërë të ndihesh mirë.
  • Zemra që fshihet pas. Frut’za është ndërtuar me një vizion që i qëndron besnik filozofisë artizanale. Nuk ka ambicie për t’u bërë “zinxhir”,  më shumë se sa por për të ruajtur origjinalitetin, bashkëpunimin dhe autenticitetin që shumë brand-e e humbasin sapo të rriten.

Pse duhet ta zgjedhësh Frut’zën?

Sepse nuk është një vend që të shet trendin e radhës, por një hapësirë që të kujton çfarë është me të vërtetë e mirë për ty. Sepse çdo përbërës, çdo gotë, çdo recetë është menduar për të ndërtuar një rutinë që ka shije, por edhe përfitim. Dhe më e rëndësishmja, sepse ka një fytyrë, një mendje dhe një zemër pas saj.

BUSINESS key, ne nuk ndjekim thjesht suksesin, kërkojmë autenticitetin. Dhe Frut’za, në mënyrën më të ëmbël dhe të shëndetshme të mundshme, është shembulli i parë që meriton këtë vëmendje.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0