Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3” - Business Magazine Albania

Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”

Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakular global “PowerToHR 3”

Business Magazine Albania që ju sjell gjithmonë trendet e fundit në burime njerëzore, botës së biznesit dhe teknologjisë këtë vit do t ‘ju lidhë më afër më samitin global “PowerToHR 3” që do të organizohet në Prishtinë më 3 prill nga KosovaJob duke mbledhur në një vend profesionistë të Burimeve Njerëzore, Teknologjisë dhe Marketingut.

Business Magazine Albania që është një partner në këtë samit, ka arritur të sigurojë një zbritje për të gjithë lexuesit e saj, nga 120 euro çmimi i rregullt në çmimin me zbritje ‘Early Bird; në 79 Euro. Nxitoni dhe do të na falenderoni për këtë vendim.

Me tri skena paralele, 40 folës,  një aplikacion masterclass, të gjitha këto fusha do të sinkronizohen në një duke u thelluar në informacionet e rrëfimet më praktike të folësve vendorë, rajonal dhe ndërkombëtar.

“PowerToHR” organizohet për të tretin vit nga platforma #1 e punësimit në Kosovë, KosovaJob. Me zona të dedikuara për sesione inspiruese, rrjetëzim , ushqim, pije, hapësira pune e argëtim, të pranishmit do të mund ta organizojnë ditën vetë me vetëm një klikim në aplikacionin e këtij samiti. 

Arion Rizaj – themelues i këtij samiti ka thënë se për këtë samit do të zhvillohet edhe aplikacioni që do të shërbejë si biletë dhe mundësi për të aranzhuar gjithë ditën me një klikim qoftë për folësit që duan t’i dëgjojnë, për kohën kur duan të rrjetëzohen, ushqehen apo të punojnë. Sesionet frymëzuese do të jenë histori autentike dhe do të përbëhen nga folës ndërkombëtarë, rajonal e lokal. Gjithçka do të organizohet në disa formate, të tilla si panele diskutimi, biseda një me një dhe si fjalime.

Lexo edhe:Bizneset më të fuqishme për 2025-ën, sektorët më fitimprurës dhe trendet e së ardhmes

“Ç’ka është me rëndësi është se dy javë para “PowerToHR-it”, bileta do të jetë aplikacioni që ne e kemi zhvilluar. Aplikacioni përveç se do të shërbejë si biletë, është një aplikacion interaktiv që mundesh me i pa komplet temat që kanë me u zhvillu, kush ka me fol, prej orës sa, në cilën skenë dhe ki me mujt më i shti në kalendar. Për shembull me thonë prej orës 09:00 deri në orën 09:20 dua ta dëgjoj këtë, prej 10:00 kjo temë për “Employer Branding’ qenka interesant pe kçyri edhe këtë. Kjo temë për rekrutim koka e mirë, por një temë tjetër për qysh AI ka me na ndrru neve komplet sistemin e punës koka ma interesant. Dmth e krijon ti kalendarin me temat që ty të interesojnë”, ka thënë më tej Arioni.

Business Magazine Albania me këtë bashkëpunim ju mundëson ta merrni biletën tuaj me zbritje, me vetëm 79 Euro, një zbritje nga 120 Euro sa është çmimi i rregullt.

Bleje biletën tënde këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0