Business Leaders 2025 - Njihuni me kandidatët për startup-in e vitit 2025 - Business Magazine Albania

Business Leaders 2025 – Njihuni me kandidatët për startup-in e vitit 2025

Viti 2025 ka sjellë ide inovative dhe shërbime unike në Shqipëri. Kjo kategori nderon startup-in më premtues, më të angazhuar dhe atë që ka ofruar shërbimin më të mirë, edhe në hapat e parë të zhvillimit. Nominoni atë ide apo kompani që besoni se do të bëhet “unicorn-i” i ardhshëm shqiptar .

Bic.al 

BIC.al

BIC.al është një ekosistem bashkëpunimesh i dizajnuar për të nxitur rritjen e biznesit. Ai ofron gjithçka që një sipërmarrës mund të ketë nevojë; nga ofertat e produkteve dhe shërbimeve, tek partnerët dhe lidhjet strategjike, të gjitha të përqendruara në një platformë të vetme.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Bliss

Bliss

Bliss është një platformë e dedikuar për mirëqenien mendore, që ofron seanca online terapie dhe këshillimi të personalizuara sipas nevojave të çdo përdoruesi. Me akses të menjëhershëm, kudo dhe kurdo, Bliss e bën mbështetjen profesionale më të afërt, më të lehtë dhe më të sigurt.

Patoko

Patoko

Patoko është një startup i orientuar drejt revolucionarizimit të mënyrës se si lëvizim në Shqipëri, duke e bërë mobilitetin më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të përballueshëm. I nisur si një aplikacion taksish, Patoko po shndërrohet në një “super aplikacion” që mbulon një gamë të gjerë shërbimesh të përditshme, duke e bërë jetën e përdoruesve më praktike dhe të lidhur.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Katalogim

Katalogim

Një platformë unike që digjitalizon çdo element të arkitekturës dhe ndërtimit në Shqipëri. Me inteligjencë artificiale, BIM dhe teknologji të avancuar, ata profesionistët me zgjidhjet më të mira.

Lexo edhe: Njihuni me kandidatët për “Sipërmarrësin/en e Vitit” 2025 të Business Leaders!

Beachmaster

Beachmaster

Beach Master është një aplikacion inovativ që aktualisht u mundëson pushuesve të rezervojnë shezlongë. Aplikacioni ofron informacion të detajuar mbi plazhet, përfshirë çmimet, vendndodhjen dhe facilitetet. 

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Lookup Parking

Lookup Parking

LookUp Parking, një startup shqiptar që po sjell një mënyrë më të zgjuar dhe moderne për të gjetur parkim, duke shndërruar hapësirat e pashfrytëzuara në një mundësi fitimi për pronarët dhe një lehtësi për shoferët.

Komuniteti.al

Komuniteti.al

Komuniteti, një platformë që u krijua për të transformuar mënyrën se si administrohen ndërtesat në Shqipëri. Duke identifikuar sfidat reale në treg, platforma standardizon punën, rrit transparencën dhe i kthen proceset e shpërndara në një sistem të unifikuar profesional.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Doll’App 

DollApp

Doll’App është një platformë moderne që i jep jetë të dytë modës, duke e bërë qëndrueshmërinë të aksesueshme për të gjithë. Aty mund të zbuloni, blini dhe shisni veshje të përdorura më parë në një mjedis të sigurt, të kuruar dhe tërheqës. Me fokus tek praktikat miqësore me mjedisin, Doll’App po ndërton një komunitet që beson te moda me përgjegjësi.

 

LekoTech

LekoTech

LekoTech është një startup që ju vjen në ndihmë për gjetjen e të gjitha pjesëve të makinës suaj në mënyrën më të mirë dhe të thjeshtë online, si dhe dërgesën me postë aty ku ju ndodheni.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Andrra APP

Andrra App

Andrra, një startup që mbështet prindërit e ardhshëm, prindërit aktualë dhe ata që duan të mësojnë më shumë rreth prindërimit. Me këshilla nga ekspertët, rekomandime të personalizuara dhe një komunitet mbështetës, Andrra ju ndihmon të përjetoni këtë udhëtim të veçantë me qetësi dhe siguri.

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0