Bursa nga Brainster Albania për të gjithë ata që duan të nisin një karrierë në sektorin e IT - Business Magazine Albania

Bursa nga Brainster Albania për të gjithë ata që duan të nisin një karrierë në sektorin e IT

Brainster Albania mbështet studentët e talentuar në industrinë e IT nëpërmjet bursave të ofruara

Organizata arsimore dhe teknologjike, Brainster ofron bursa për studentët e talentuar të Shqipërisë me qëllim që t’i mbështesë ata për kryerjen e nje arsimi cilësor me qëllim punësimin në industrinë e IT-së.

Nëpërmjet këtyre bursave, Brainster Albania ofron dy lloje të ndihmave financiare për Akademinë e Programimit Front-End. Bursa e parë është e plotë (me mbulim të plotë të tarifës shkollore). Kushti kryesor është që kandidatët të jenë të regjistruar si të papunë në institucionin shtetëror të punësimit. Bursa e dytë është pjesërisht, me mbulim 50% të shpenzimeve të Akademisë dhe është e destinuar për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë një karrierë të re.

Si një organizatë që ka përgjegjësi ndaj shoqërisë, duke u fokusuar tek studentët dhe komuniteti, Brainster Albania do të ndajë bursa të plota për cdo person të motivuar, te cilët janë regjistruar si të papunë. Bursat e pjesshme, janë për të gjithë ata persona të cilët duan të ndryshojnë profesionin e tyre dhe të fillojnë një të ri. Për të përfituar nga bursat Brainster, të interesuarit duhet të aplikojnë në faqen tonë të internetit. Pas aplikimit, përfaqësuesit tanë do t’i kontaktojnë menjëherë për të biseduar dhe caktuar një takimi informativ. Qëllimi i takimit është që të interesuarit të njihen më mirë me organizatën tonë, por edhe që ne të mësojmë më shumë për ta – cili është sfondi dhe motivimi i tyre për të filluar mësimin e programimit Front-End. Pas takimit, do të kemi një idë me të mirë, nëse qëllimet tona përputhen me qëllimet e të interesuarve,” – tha Orjeta Zylalaj nga Brainster Albania.

Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe pritet të plotësohen shumë shpejt. Aplikimi për bursat Brainster do të jetë i hapur për një muaj të plotë, duke filluar me datë 16 Tetor dhe do të zgjasë deri më 16 Nëntor 2023.

Lexo edhe:Gjenerata e së Ardhmes-Shqipëri: Studim novator rreth rinisë shqiptare

Me anë të kësaj fushatës kemi tre qëllime që duam të realizojmë. Së pari, të ofrojmë akses më të gjërë në arsimin cilësor në sektorin e IT dhe mos të lejojmë që kushtet financiare të jenë pengesë për individët më të talentuar dhe të motivuar të cilët kanë synim për të nisur një karrierë në programimin Front-End. Së dyti, besojmë thellësisht në potencialin e pamanifestuar të rinisë shqiptare. Duke u ofruar programe për aftësi dhe njohuri të nevojshme, investojmë në liderët dhe inovatorët e ardhshëm të sektorit të IT-së në Shqipëri. Dhe së treti – ne jemi këtu për të ofruar mbështetjen tonë për vetë sektorin e IT-së, sepse në kohë afatgjatë presim që ky aktivizim të rezultojë në një shkallë të rritjes të inovacionit, krijimin e më shumë startup-eve dhe ngritjen e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme e IT në rajon”, thotë Stefan Smiljanoski, CEO i Brainster Albania.

Në Tiranë, disa muaj më parë u hap zyra e Brainster Albania. Fillimisht ne ofrojmë Akademinë e Programimit Front-End, përmes së cilës studentët do të njihen me aftësitë e nevojshme për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e IT-së.

Leksionet në Akademinë e Programimit Front-End do të nisin në fillim të muajit Dhjetorit të këtij viti. Gjatë 12 muajve të akademisë, ekipi i instruktorëve do të përbëhet nga ekspertë të njohur të sektorit të IT-së në Shqipëri, të cilët do të transferojnë njohuritë dhe përvojën e tyre tek studentët përmes punës në projekte reale për kompani të vërteta. Pas përfundimit të akademisë, studentët më të dalluar do të kenë mundësi për praktikë ose punësim në kompanitë partnere të Brainster Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0