“Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit.”
Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne të peshkut në port, e cila u projektua dhe ndërtua se prapthi në të shkuarën e sot është jashtë funksionit; do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku i kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.
“Në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: dyfishimi i vlerës së eksporteve nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021” deklaron në rrjetin social Facebook kryeministri Rama.
Vlera e shtuar e açuges
Bizneset në sektorin e peshkimit u shprehën se Shqipëria duhet të shkojë drejt përpunimit dhe jo të jetë fason në sektor. Sipas një përllogaritje të tyre për çdo një kilogram açuge që ka një vlerë 1 euro dhe subvencionohet, vlera e shtuar pas përpunimit shkon në 12 euro. Nga ana e tyre ata propozuan menaxhimin e proteve nga sektori privat përmes partneritetit publik-privat duke sjellë në vëmendje rastin e Shkodrës si një model suksesi.
“Rasti i Shkodrës është një model suksesi pasi menaxhimi, dhënia e liçencave dhe kontrolli bëhet nga privati. Duhet të nxisni kooperativat e kësaj natyre dhe partneritetet se kjo do të ulë dhe informalitetin. Janë një numër i konsiderueshëm që operojnë në informalitet dhe krijojnë dëme të pariparueshme për bregun dhe detin” tha njëri prej përfaqësuesve nga sektori i peshkimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto