Buletin.al, aplikacioni që ju ndihmon të zgjidhni të gjitha perspektivat e lajmit - Business Magazine Albania

Buletin.al, aplikacioni që ju ndihmon të zgjidhni të gjitha perspektivat e lajmit


 

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë ndërtuar dhe lancuar së fundi një aplikacion që është në gjendje të grumbullojë dhe t’ju prezantojë të gjitha lajmet rreth temës apo medias tuaj të preferuar. Bëhet fjalë për Buletin.al, një APP i ndërtuar nga një skuadër të rinjsh shqiptarë, të cilët punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ne folëm me Mandi Shenediela.

Sipas Mandit, skuadra ka ndërtuar një algoritëm që mbledh gjithë mediat shqiptare në një vend, bën një kategorizim të interesave, politikë, ekonomi, art, kulturë, etj.

“Kur regjistrohesh, ti zgjedh fushat e tua dhe mediat e preferuara. Interesat janë baza që bën seleksionimin. Përmbledhja e të gjithë artikujve rreth një teme, të jep shumë anë të një histrorie.

Skuadra përbëhet nga 6 të rinj të talentuar mes programuesish, design e financierë. “Është një projekt për të cilin kemi 4 vite që punojmë. Bëmë një version të parë, patëm nje dështim të parë, pasi strukturimi i artikujve në App, krijonte volum”, thotë një prej themeluesve.

Lexo: Apple vendos limite të reja në lidhje me aplikacionet për COVID-19

Projekti që nisi në Shqipëri u përpunua më tej, për t’u lançuar me 14 Mars. Aktualisht App është në fazën e testimit. Në vetëm një javë, ka pasur 1500 të regjistruar, duke tejkaluar pritshmëritë e të rinjve. “Për ne, tani është shumë i rëndësishëm Feadback i përdoruesve, pasi na mundëson të kalojmë në një fazë që nuk do të mund ta bënim pa ta, atë të përmirësimit në përdorim. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim për të krijuar një konvergjencë sa më të mirë të buletinit.

Aplikacioni duket se është mirëpritur për moshat 18-45 vjeç.

Ju mund të klikoni këtu për të shkarkuar aplikacionin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0