“Bukë e gjath” në Tiranë, street food-i shqiptar që po fiton zemrat e qytetit - Business Magazine Albania

“Bukë e gjath” në Tiranë, street food-i shqiptar që po fiton zemrat e qytetit

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Fatima Gorezi – Në një nga rrugicat më të njohura të Tiranës në rrugën ‘’Spiro Dedja’’, në bulevardin “Zogu i Parë”, në një shtëpi të thjeshtë tipike tiranase të fundviteve ’70 apo ’80, veshur me një kalldrëm osman që ruan kujtime të një kohe tjetër, ka hapur dyert dyqani më i ri i “Mrizit të Zanave”.

Brenda hapësirës, çdo detaj flet për dashurinë ndaj produkteve vendase. Bukë e gjath, djath lope me verë, kaçkaval me arra, kos i terun, patate lepushe etj, secili produkt është shqiptar dhe i stinës. Një oborr i vogël i hapur ofron mundësinë të shijosh një gotë verë të ngrohtë nën dritat e buta, ndërsa një kisokë jashtë dyqanit ofron një nga atraksionet më të dashura të qytetit: bukë e gjath. Ky street food shqiptar, panine me djath të zier, bukë shtëpie, salçiçe dhe domate të thata të fton të ndalesh dhe të shijosh shijen autentike vendase në çdo kafshatë.

Takimi me Altinin, pronarin dhe shpirtin pas këtij projekti, na gjeti ndërsa ai vendoste një nga tabelat e dyqanit: “Dugaja e Mrizit, bereqet vendor”. Me një buzëqeshje të ngrohtë thotë: “Edhe tabelën e kam lyer vetë, sa e përfundova”. Shikimi kalon mbi çdo raft dhe çdo cep të dyqanit: gjithçka duket e kuruar me përkushtim dhe dashuri të madhe. Nga raftet mbushur me djath të freskët me spec, a verë, tek gjiza, vera, rakia, pekmezi, glikotë e ndryshme e deri tek kisoka e jashtme dhe oborri i vogël, gjithçka flet për një eksperiencë që kombinon thjeshtësinë e fshatit me ritmin e qytetit.

Në fund të dyqanit, një zotëri në të 50-tat peshoi dhe paketoi blerjet tona, duke na falenderuar dhe përcjellë me buzëqeshje . Lëvizjet e tij janë të ngadalta, por të sakta, një ritëm që duket sikur bën kontrast  me zhurmën e jashtme të qytetit.

Lexo edhe: Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Rradha e gjatë për bukë e gjath është më shumë se një shenjë popullariteti; është një dëshmi e dëshirës së njerëzve për të përjetuar diçka autentike. Ata buzëqeshin, bisedojnë, nuhasin aromat, ndërsa rikthehen në kujtime të fëmijërisë ose përjetojnë diçka që u mungonte në kryeqytetin e zhurmshëm… shijen e vërtetë të produktit vendor.

Agroturizmi i Altinit nuk është thjesht një dyqan apo kiosk e zakonshme. Ai është një urë midis të kaluarës dhe të tashmes, një vend ku tradita dhe recetat e vjetra rikthehen për të bashkuar njerëzit. Ky dyqan nuk shet vetëm ushqim; shet kujdes, histori dhe trashëgimi jomateriale. Çdo produkt, çdo panine, çdo gotë verë, duket se mban brenda vetes pjesë të identitetit dhe shijes shqiptare.

Dhe ndërsa largohemi, aroma e bukës së sapopjekur, e djathit të freskët dhe e pastërmasë mbetet tek ti, sikur të fton të kthehesh përsëri. “Mrizi i Zanave” nuk është thjesht një dyqan; është një udhëtim në fshat pa u larguar nga qyteti, një përvojë që lidh njerëzit me natyrën, kulturën dhe traditën shqiptare. Në çdo kafshatë ndjehet kujdesi dhe dashuria që Altini dhe ekipi i tij kanë për çdokënd që hyn brenda.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0