Bryan Johnson heq dorë nga ilaçi i "pavdekshmërisë" pasi i përshpejtoi plakjen! - Business Magazine Albania

Bryan Johnson heq dorë nga ilaçi i “pavdekshmërisë” pasi i përshpejtoi plakjen!

Bryan Johnson heq dorë nga ilaçi i "pavdekshmërisë" pasi i përshpejtoi plakjen!

Influenceri i shëndetit dhe sipërmarrësi i teknologjisë Bryan Johnson, i njohur mes ndjekësve si “milioneri i anti-plakjes”, ka ndërprerë përdorimin e një ilaçi që dikur e promovonte si çelës për jetëgjatësinë, pasi zbuloi se mund t’i ketë përshpejtuar plakjen biologjike.

Johnson, i cili prej vitesh eksperimenton me mënyra për të ngadalësuar dhe kthyer mbrapsht procesin e plakjes, zbuloi së fundmi në një video në YouTube se ka ndaluar së përdoruri rapamicinën, një imunosupresant. Fillimisht i zhvilluar për pacientët e transplantit të organeve, ilaçi ka fituar popullaritet në rrethet e anti-plakjes.

Johnson e përfshiu rapamicinën në regjimin e tij të anti-plakjes për pesë vite, i frymëzuar nga një studim i vitit 2009 që tregonte se ky ilaç zgjaste jetën e minjve deri në 14%. Një provë klinike tek njerëzit në vitin 2023, ku 65% e pjesëmarrësve raportuan përmirësime shëndetësore, i shtoi më shumë besim. Megjithatë, efektet anësore nuk e kënaqën: ulçera në gojë, shërim i ngadaltë i plagëve, kolesterol i lartë dhe rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Ajo që e shqetësoi më shumë ishte rritja e ritmit të zemrës në pushim,  një tregues që Johnson e konsideron thelbësor për rikuperimin dhe cilësinë e gjumit.

Lexo edhe:Bryan Johnson – Njeriu që dëshiron të jetojë përgjithmonë!

Dyshimet e tij u forcuan edhe nga një studim i fundit i Universitetit Yale, i cili sfidoi reputacionin e rapamicinës si “ilaç jetëgjatësie”. Studimi identifikoi 16 efekte negative mbi markerët epigjenetikë,  tregues biologjikë të lidhur me plakjen, duke sugjeruar se ky ilaç mund ta përshpejtojë procesin e plakjes. “A më shkaktoi rapamicina dëme afatgjata? Ndoshta… Nuk e di. Shumë njerëz mendojnë se unë marr rreziqe të tepërta duke bërë këto eksperimente, por unë gjithmonë i kujtoj atyre se edhe ata marrin rreziqe kur hanë ushqim të shpejtë apo kur flenë vonë. Edhe këto përshpejtojnë plakjen tuaj. Jemi duke luajtur një lojë, duke u përpjekur të kuptojmë me shkencë e të dhëna se cilat gjëra ngadalësojnë realisht plakjen dhe cilat e shpejtojnë atë. Për mua është pjesë e metodës shkencore, dhe e pranoj rezultatin, cilido qoftë ai,” tha Johnson.

Johnson e pranoi edhe ironinë e situatës: “Për ata që po qeshin nga shtëpia, jam edhe unë duke qeshur bashkë me ju. Ironia është gjuha e dashurisë së universit. Përfundimi nuk është që të mos provosh gjëra të reja, por që t’i ndajmë përvojat – qofshin ato të suksesshme apo jo. Vetëm kështu mësojmë të gjithë.”

TOI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0