Britania, një komb i varur nga smartfonët

Britania, një komb i varur nga smartfonët


Britania po bëhet një komb i varur nga smartfoni, me më shumë se gjysmën e popullsisë duke pranuar se përdorin shumë pajisjen e tyre, sipas një sondazhi të ri.

Një e treta e të anketuarve thanë se zgjoheshin për t’iu përgjigjur mesazheve ose për të kontrolluar pajisjen e tyre në mes të natës dhe 11 përqind pranuan të përdorin telefonin e tyre gjatë kalimit të rrugës.

Gjetjet në sondazhin vjetor të Deloitte tregojnë një pamje të një populli i cili është shumë i lidhur me telefonin. Më shumë se një e treta e të anketuarve shikojnë smartfonët e tyre brenda pesë minutave të zgjimit dhe 55% e bëjnë këtë brenda një çerek ore. Në fund të ditës, më shumë se tre të katërtat (79%) kontrollojnë smartfonët e tyre brenda orës së fundit para se të shkojnë në gjumë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se gjysma e të gjitha ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar të marra në shtëpi me miqtë apo familjen – rreth 20 milionë në javë – janë ndërprerë nga individët që përdorin smartfonët e tyre.

Studimi tregon se 85% e të rinjve 16-75 vjeç kanë akses në një smartphone, me 4 pikë përqindjeje nga viti i kaluar dhe 33 pikë përqindjeje nga 2012. Në moshën 18 deri në 24 vjeç, 96% kanë qasje në një smartphone, zbuluan studiuesit.

Paul Lee, kreu i kërkimeve për teknologji, media dhe telekom në Deloitte, tha: “Shumica e njerëzve mund të lidhen me telefonët e tyre si “zombi”. Megjithatë, është e rëndësishme të pranojmë se këto pajisje janë gjithashtu gjithnjë e më shumë, lidhja e detyrueshme mes njerëzve dhe së shpejti do të bëhet mënyra kryesore për të komunikuar, ndërvepruar dhe për të bërë marrëveshje me klientët dhe qytetarët. ”

/TheIndependent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0