Britania e Madhe, rritet punësimi por pak presion për rritje të pagave - Business Magazine Albania

Britania e Madhe, rritet punësimi por pak presion për rritje të pagave


Punëdhënësit në Britani po tregojnë pak shenja reagimi ndaj një tregu të fortë pune. Ndërsa norma e papunësisë qëndroi në 5.1 për qind për tremujorin e katërt të 2015-ës, niveli më i ulët në një dekadë, presionet mbi paga kanë qëndruar të dobëta, me rritjen e të ardhurave duke u ngadalësuar në 1.9 për qind.

Zyra kombëtare e statistikave në Londër tregon se rritja e pagave me përjashtim të bonuseve ishte në 2 për qind. Hartuesit e të dhënave treguan se ndërsa norma e punësimit vazhdon të shënojë nivele rekord të larta dhe vendet vakante të punës janë më të mëdha se kurrë, rritja e të ardhurave ka qëndruar e ulët.

Të dhënat kanë gjasa të përforcojnë pritshmëritë se Banka e Anglisë do të presë në rritjen e normës bazë të interesit nga niveli rekord i ulët prej 0.5 për qind. Papunësia ra me 60,000 njësi në tremujorin e fundit, në 1.69 milionë, ndërsa punësimi u rrit me 205,000 në 31.4 milionë.

Çështja për politikëbërësit është se për sa kohë mund të vazhdojë përmirësimin tregu i punës, deri sa inflacioni të ndjekë rritjen. Banka e Anglisë theksoi më herët gjatë muajit se ndërsa norma e papunësisë ka arritur ekuilibrin afatgjatë, inflacioni i ulët po redukton presionet mbi punëdhënësit për të rritur pagat.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0