Britani me rritje të shpejtë ekonomike, më pak konkurruese për prodhim

Britani me rritje të shpejtë ekonomike, më pak konkurruese për prodhim


Britania e Madhe po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese për firmat prodhuese. Një grup që përfaqëson sektorin e fabrikave paralajmëroi qeverinë për kostot e larta mbi firmat që prodhojnë makina, kimikate dhe të mira të tjerë në Britani.

Federata e punëdhënësve të inxhinierisë, që përfaqëson 5 mijë firma në sektorët e prodhimit, inxhinierisë dhe teknologjisë, deklaron se më pak kompani e shohin Britaninë si një vend konkurrues për prodhimin e të mirave. Ekonomia Britanike është rritur me një ritëm më të shpejtë se vendet e tjera të pasura në 2 vitet e fundit.

Por, rritja është nxitur nga sektori i shërbimit, ndërsa prodhimi ka ulur shpresat e qeverisë për një rimëkëmbje të nxitur nga eksportet. Kreu ekzekutiv i Federatës i bën thirrje qeverisë për të punuar në mënyrë aktive në industrinë që të zbusë rreziqet e të nxisë mundësitë për sektorin.

Analistët shohin presionet mbi kostot e biznesit si një rrezik të mundshëm të rritjes ekonomike këtë vit. Një rrezik tjetër shihen dhe lëvizjet mbi kursin e këmbimit, për shkak të vlerësimit të stërlinës në vitet e fundit. Kryeministri David Cameron ka premtuar së fundmi të riformojë lidhjet e Britanisë me Bashkimin Europian, përpara mbajtjes së referendumit mbi anëtarësinë në fund të 2017-ës.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0