"Briefly News": Burimi i shpejtë i informacionit për jetën tënde - Business Magazine Albania

“Briefly News”: Burimi i shpejtë i informacionit për jetën tënde

"Briefly News": Burimi i shpejtë i informacionit për jetën tënde

Ka momente kur jeta shpeshherë ngadalësohet dhe bëhet e vështirë për të ndjekur rrjedhën e ngjarjeve në vendin tonë. Ndaj, Enxhi Leba, vendosi të krijonte diçka të veçantë për bashkatdhetarët e saj. Kështu lindi Briefly News, një aplikacion i cili sjell një frymë tjetër në mënyrën se si lexohet dhe konsumohet informacioni në Shqipëri.

Në këtë epokë të shpejtë, ku koha është një pasuri e çmuar, Briefly News është përgjigja e thirrjes për një burim të menjëhershëm dhe efikas të lajmeve. Por, çfarë e dallon atë nga opsionet e tjera? Le të hedhim një vështrim thelbësor në historinë dhe vizionin e këtij startup-i inovativ, me Enxhin, themeluesen e këtij startupit.

Pas viteve të jetuara dhe udhëtuar në vende të ndryshme, Enxhi ka vënë re një vakum informacioni kur u kthye në Shqipëri. Numri i faqeve të lajmeve dhe rrjeteve sociale ishte i tmerrshëm dhe i vështirë për t’u ndjekur. Ndaj lindi ideja për një aplikacion të specializuar që mund të ofronte një burim të shpejtë dhe të përditësuar të lajmeve.

Misioni i Briefly News është të kursejë kohën e përdoruesve dhe t’i mbajë ata të informuar. Për shumë të rinj, leximi i lajmeve është një sfidë, kryesisht për shkak të gjatësisë dhe stresit që mund të shkaktojë. Këtu intervenon aplikacioni, duke ofruar përmbledhje të shkurtra dhe mundësi të ndryshme filtrimi.

Lexo edhe:“Almanart”: Startup-i që më shumë se ngjarje, është një përvojë kulturore e plotë!

Briefly News shquhet për përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për të automatizuar procesin e krijimit të “pasqyrave” të shkurtra të lajmeve. Asnjë ndërhyrje njerëzore nuk është e nevojshme, dhe ky proces aktualizohet çdo ditë për të mbajtur aplikacionin gjithmonë të përditësuar.

Si për çdo start-up të ri, gjetja e financimit është një sfidë. Për Briefly News, marketingu dhe arritja e një audience që nuk e preferon leximin e lajmeve tradicionale, por dëshiron të dijë çfarë ndodh në vendin e tyre, janë sfidat më të mëdha. Për të bindur përdoruesit më skeptikë, një produkt i mirë është thelbësor.

Formimi i ekipit nuk ishte një sfidë e vështirë, sidomos duke pasur përvojë personale në industrinë teknologjike. Për më tepër, mbështetja e Microsoft for Startups Founders Hub në financim të strukturës është një ndihmë e madhe për të mbajtur aplikacionin në funksion.

Edhe pse promovimi është në fillim, reagimet e para nga testet e ndryshme kanë qenë shumë pozitive. Përdoruesit kanë shprehur kënaqësinë e tyre për një aplikacion që u kursen kohën, duke ofruar një përmbledhje të zgjuar dhe të përpiktë të lajmeve.

Audienca kryesore e Briefly News përbëhet nga ata që kanë një jetë të ngarkuar, të cilët dëshirojnë të lexojnë lajmet në periudha të shkurtra gjatë ditës. Për t’u arritur, janë përdorur rrjetet sociale, grupet online dhe reklamat radiofonike.

Plani i tanishëm është të eksperimentohet me karakteristika premium dhe të rritet numri i përdoruesve. Ndërkaq, ëndrra më e madhe është të transformohet aplikacioni në një platformë të plotë lajmesh. Megjithatë, koha do të tregojë drejtimin që do të marrë, dhe ky drejtim varet nga feedback-u i përdoruesve të fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0