Një dokument politik i qeverisë i papublikuar zyrtarisht është është bërë pikë referimi për media ndërkombetare.
Projekti i qeverisë britanike cilësohet si një nga lëvizjet më të forta në drejtim të emigracionit të viteve të fundit pasi i jep fund statusit prioritar për qytetarët europianë.
Një listë e ngushtë e përjashtimeve nga dëbimi, si persona me paaftësi fizike qapo mendore, apo fëmijë, prindërit e të cilëve janë të pajisur me dokumenta, është përfshirë në dokumentat e qeverisë britanike. Një jurist për çështjet e emigracionit i tha Reuters se, “Nëse dikush nuk do të aplikojë para afatit, ata nuk do të kenë vendbanim të ligjshëm dhe do të nisë procesi për dëbimin e tyre”.
Lexo: Efekti Brexit, ekonomia gjermane rrezikon recesion
Plani mund të rishikohet nëse Konservatorët humbasin zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Për momentin, gjysma e 3.5 milionë qytetarve europianë që jetojnë në Britani kanë aplikuar për statusin e ri ligjor, ndërsa afati i fundit për aplikim është 31 dhjetori 2020.
Në Britani ka shume emigrantë shqiptarë, të cilët ende nuk janë pajisur me dokumentin e rezidencës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto