Bregu: Qasja e përbashkët rajonale ndaj sigurisë kibernetike, në përputhje me standardet e BE-së, është domosdoshmëri - Business Magazine Albania

Bregu: Qasja e përbashkët rajonale ndaj sigurisë kibernetike, në përputhje me standardet e BE-së, është domosdoshmëri

Bregu

Bruksel: RCC organizon konferencën e nivelit të lartë mbi sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), organizoi në bashkëpunim me DG NEAR (Komisioni Europian) në 28-29 qershor 2023 në Bruksel, një konferencë dyditore, të nivelit të lartë, mbi sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

“Sulmet kibernetike nuk njohin kufij – ndaj një qasje e përbashkët rajonale për të garantuar sigurinë kibernetike në rajon, në përputhje me standardet e BE-së është bërë tashmë domosdoshmëri. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë korniza të forta ligjore që lehtësojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes tyre por edhe me BE-në. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është përkushtimi në nivele të larta politike ndaj reformave për sigurinë kibernetike. Rajoni duhet të punoj së bashku në këtë drejtim. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë komponentë jetikë të një strategjie gjithëpërfshirëse për sigurinë kibernetike. Programet dhe strategjitë që mbështesin digjitalizimin e biznesit, përfshirë tregtinë elektronike, janë ato që ne duhet t’i zhvillojmë me shpejtësi”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, në fjalën e saj, mbajtur gjatë panelit kushtuar progresit, sfidave dhe nevojave për arritjen e një hapësire kibernetike elastike në Ballkanin Perëndimor.

Krahas znj. Bregu, fjalimin kryesor e ka mbajtur Drejtori i Përgjithshëm i BE-së pranë Drejtorit të Përgjithshëm, Gert Jan Koopman, ndërsa në panel ishin Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë; Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës; Milan Dobrijeviq, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit të Serbisë; Marija Hajdukoviq, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi; Predrag Simović, Shef i Departamentit të TIK-ut në Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nëse do të matej, atëherë krimi kibernetik që parashikohet të shkaktojë dëme të cilat arrijnë në 8 trilionë dollarë globalisht në vitin 2023, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës. Nëse studimet dhe parashikimet janë shkencërisht të sakta, një rritje prej 15% në vit gjatë 3 viteve të ardhshme të kostove të krimit kibernetik, do të jetë transferimi më i madh i pasurisë ekonomike në histori. Rritja e qëndrueshmërisë kibernetike në rajonin tonë mbetet një themel i fortë dhe shtylla kurrizore për të gjitha ndryshimet transformuese, duke përfshirë integrimin e përshpejtuar në tregtinë elektronike dhe tregun e vetëm Europian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për tu përfshirë në të gjitha organet, rrjetet, kornizat e BE-së – në çdo kapacitet të mundshëm”, përfundoi Bregu.

RCC i është bashkuar së fundmi 110 anëtarëve të Forumit Global për Ekspertizën Kibernetike (GFCE) për të vazhduar forcimin e ndërtimit të kapaciteteve rajonale dhe evropiane të sigurisë kibernetike. RCC po nxit proceset për të mundësuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA). Kjo do të shënojë një tjetër hap drejt përafrimit të përshpejtuar të BP me standardet dhe praktikat e Tregut të Vetëm të BE-së. Për më tepër, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Mekanizmin e Rishikimit të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike të BE-së për të vlerësuar dhe rishikuar incidente të veçanta të sigurisë kibernetike do të mundësonte një përgjigje të përforcuar ndaj sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijonte kapacitete për reagim në kohë.

Pjesëmarrësit e konferencës diskutuan mbi avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes më të madhe kibernetike ndaj kërcënimeve kibernetike. Ministrat dhe përfaqësues të tjerë të qeverive dhe institucioneve publike të Ballkanit Perëndimor, donatorë, organizata ndërkombëtare, partnerë zbatues, sektori privat, OJQ-të dhe akademia shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat e jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike dhe hulumtuan se si t’i trajtojnë ato më së miri përmes një qasja më bashkëpunuese mes qeverisë dhe gjithë shoqërisë. Shkëmbimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, njohurive dhe përvojës midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe brenda komunitetit kibernetik global.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0