BREGU: Jo rrallë, kush thotë të vërtetën e paguan një çmim. Por sa  të gatshëm jemi ne të shpenzojmë kohë e të gjejmë mënyra për të “vrarë” lajmet e rreme? - Business Magazine Albania

BREGU: Jo rrallë, kush thotë të vërtetën e paguan një çmim. Por sa  të gatshëm jemi ne të shpenzojmë kohë e të gjejmë mënyra për të “vrarë” lajmet e rreme?

BREGU

Sekretarja e Përgjithshme e RCC në #TalkingPoint mbi disinformimin

Disinformimi është informacion i rremë, i përhapur qëllimisht dhe shpesh në mënyrë të fshehtë me qëllim që të ndikojë në opinionin publik ose të errësojë të vërtetën. Lajmet e rreme përhapen gjashtë herë më shpejt se ato të vërteta.

Në këtë edicion të #TalkingPoint Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu, jep këndvështrimin e saj personal në zbërthimin e “lajmeve të këqija”, falsifikimeve të thella (deep fakes), efekteve në përhapjen e lajmeve të rreme, etj.

Disinformimi është një formë lufte. Shtatë nga 10 qytetarë të Ballkanit Perëndimor besojnë se lajmet e rreme janë problem për demokracitë e tyre dhe 74% e shohin atë si një kërcënim sigurie. Një shumicë, ose 57% janë të bindur se mund të njohin lajme të rreme mes atyre të vërteta. Po ju a mundeni?

“Ka një çmim për të paguar kur thua të vërtetën. A e bëjmë dot vërtet? Dhe më e rëndësishmja, a duam vërtet ta dëgjojmë? Lajmi i keq për disinformimin është ai që disinformimi bëhet viral. Kjo nuk është një metaforë. Ky është realiteti. Pra kemi diçka që na shqetëson, ndaj diçka duhet bërë, sepse tregtarët e të keqes do të qëndrojnë në biznes për sa kohë të ketë klientë”, thotë Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së

Sa jemi të gatshëm të shpenzojmë për “vrasjen e lajmeve të rreme” dhe çfarë niveli rreziku jemi të gatshëm të pranojmë? A ka shembuj në rajonin tonë të institucioneve apo think tank-e që mund të përcaktojnë strategji për të luftuar kundër propagandës online? Po formohet ndonjë grup pune qeveritar, po debatohen rregullore të reja, a po nisin nisma të reja nga kompanitë e teknologjisë? Po përhapja e lajmeve të rreme nga partitë politike? A e marrim seriozisht këtë luftë? Po arsimi cfarë roli mund të luaj?

“Ka të vërteta por ka edhe gënjeshtra. Gënjeshtra që thuhen për pushtet dhe përfitim”, përfundon Bregu.

Shikoni videon!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0