Brandet i "ngjiten" medias sociale por njerëzit i injorojnë - Business Magazine Albania

Brandet i “ngjiten” medias sociale por njerëzit i injorojnë


Brandet po përdorin median sociale më shumë se kurrë dhe përdoruesit po i injorojnë ato më shumë se kurrë.

Përfshirja e përdoruesve në median sociale po bie pavarësisht aktivitetit në rritje të brandeve.
Në muajt e fundit, duket sikur frika më e madhe e botës së reklamave është kthyer në një panik të plotë. Përdorimi i bllokuesve të reklamave po shpeshtohet. Click fraud (reklamat te cilat jane mashtrim) hasen akoma më  shpesh. Frika e këputjes së fijes ka filluar të ndikojë mediat. Dhe paratë nga reklamat thjesht nuk po i çojnë lexuesit drejt aparaturave mobile.
Media sociale e ka pozicionuar veten si një shpëtimtare e këtyre problemeve sepse reklamat në Facebook, Twitter, Instagram dhe Pininterest imitojnë aktivitetin që përdoruesit e rregullt po bëjnë tashmë – ata ndodhin që të jenë të sponsorizuar. Reklamat janë të destinuara të përshtaten organikisht dhe kështu njerëzit të përfshihen në to më tepër. Akoma më e rëndësishme, brandet paguajnë më shumë për këtë përfshirje.
Por një studim i ri tregon se 10 vite në fenomenin e medias sociale, zhurma është rritur por përfshirja e njerëzve ka rënë.
Sipas Forrester, brandet po përdorin më shumë se kurrë median sociale. Të paktën 80 përqind e 50 brandeve globale më të mira në botë postojnë aktivisht në 5 platformat më të mira të medias sociale dhe ndjekësit në këto platforma janë rritur.

Por përfshirja ka shkuar poshtë vitin e kaluar. Pavarësisht rritjes së postimeve në cdo platformë të medias sociale, përqindja e postimeve që zbukurojnë ndërveprimin me përdoruesit ka rënë. Përqindjet e ndërveprimit të përdoruesve me brandet ka qënë gjithmonë e ulët por sipas studimit të Forrester vitin e shkuar dhe këtë vit tregon se shifrat po shkojnë keq e më keq.

Konkretisht, vitin e shkuar, postimet në Instagram krijuan ndërveprim me ndjekësit e brandeve në shifrën 4.2 përqind. Këtë vit, ajo ka rënë në 2.2. përqind. Në Pininterest, kjo shifër ka rënë nga 0.1 përqind në 0.04 përqind.

Me fjalë të tjera, brandet po punojnë më shumë por po marrin më pak vëmendje. Rrjetet sociale duhet të shqetësohen rreth desinsibilizimit. Dikur banerat e reklamave toleroheshin. Më pas, njerëzit filluan ti injorojnë ato dhe termi “banner blindness” u fut në përdorim. Rrjete sociale si Facebook dhe Twitter kanë arritur efektshmëri me reklamat kundrejt banner ads të cilat kanë një përqindjeje klikimesh nga njerëzit në më pak se 0.1 përqind. Por nëse do të besojmë studimin e Forrester, përqindjet e ndërveprimit në median sociale nuk janë më mirë, ato po shkojnë më keq.

 

Shkrimi u botua nga Fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0