Brandan Mativi dhe Forbes Global Properties, një epokë e re për... - Business Magazine Albania

Brandan Mativi dhe Forbes Global Properties, një epokë e re për investimet në Shqipëri

Nga Adelina Onuzi/ Business Key këtë herë prezanton Brandan Mativi, një sipërmarrës amerikan me përvojë ndërkombëtare, i cili po sjell për herë të parë në Shqipëri katër nga pronat më të mira globale përmes Capital Point dhe Forbes Global Properties. Ai është zotuar të jetë një ambasador i zhvillimit të Shqipërisë dhe të ndihmojë vendin të pozicionohet fuqishëm në skenën botërore.

Brandan  ka pasur një ndjesi të menjëhershme për Shqipërinë: “Ndjesia për Shqipërinë ishte diçka që e kuptova menjëherë. Më dukej si një vend që ndoshta sapo kishte prekur fundin, por kishte kthyer një cep dhe kishte shpresë… dhe njerëzit kishin një ajër mistik rreth daljes dhe dëshirës për t’u futur në atmosferën globale.”

Ai shpjegon vizionin dhe rolin e Forbes Global Properties në Shqipëri: “Forbes Global Properties do të jetë brokeri kryesor në vend. Ne nuk jemi një kompani shitjesh. Ne jemi këshilltarë pasurie.” Me eksperiencën e tyre, ata synojnë të edukojnë klientët për të marrë vendimet më të mira: “Ne do t’ju edukojmë me gjithë njohuritë që kemi nga tregjet offshore dhe onshore për t’ju dhënë këshillat më të mira.”

Mativi thekson se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht mikpritës dhe me një të ardhme premtuese: “E ardhmja për Shqipërinë për 10 vitet e ardhshme është me të vërtetë emocionuese, veçanërisht për vetë njerëzit.”

“Kam bërë biznes me Trump. Ata nuk vijnë për të humbur. Kur këto kompani hyjnë, pas tyre vijnë shumë kompani të tjera,” thotë ai, duke nënvizuar seriozitetin dhe fuqinë e investitorëve të mëdhenj si familja Kushner.

Roli i mediave sociale në rritjen e Shqipërisë është thelbësor: “Kur erdha këtu tetë vjet më parë, nuk mendoj se Shqipëria ishte fare në YouTube. Tani, nëse futesh në YouTube, TikTok apo ndonjë nga këto platforma sociale, ka shumë njerëz që reklamojnë vendin si një pikë të re të nxehtë.”

“Vendi po shihet vërtet nga politikanë të tjerë dhe parti të mëdha në botë dhe po respektohet,” thotë ai.

Si qëllim personal dhe profesional, Brandan Mativi synon të mbetet një nga pionierët dhe ambasadorët më të mëdhenj të Shqipërisë: “Do doja që njerëzit të thoshin, ky njeri, kjo kompani, ky partneritet e tha para se ne të ishim gati, ndoqi procesin dhe ndihmoi që të arrihej, dhe pastaj qëndroi në krye dhe rregulloi që të mos shkonim në çmenduri.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0