Botohet artikulli i parë i shkruar nga një robot

Botohet artikulli i parë i shkruar nga një robot

robot

Duhet të vinte edhe ky moment. Pas 70 vitesh nga novela “Unë, Roboti”  i Isaac Asimov, për herë të parë në historinë e publicistikës botohet një artikull i shkruar nga një krijesë, që nuk ka të bëjë me qeniet njerëzore.

Bëhet fjalë për GPT-3, që nuk është pseudonim letrar, por emri i modelit të kompjuterit të OpenAl, një nga sipërmarrjet më të njohura të inteligjencës artificiale në Britani.

Gazeta prestigjioze “The Guardian” vendosi të vërë në provë aftësitë e GPT-3, duke i dhënë disa kërkesa fillestare. “Të lutem na shkruaj një editorial të shkurtër, rreth 500 fjalë, të fokusuar mbi arsyet pse njerëzimi nuk duhet të ketë frikë nga inteligjenca artificiale”, ishte kërkesa e gazetarëve.

GPT-3 nuk protestoi dhe në disa sekonda paraqiti jo një, por 8 editorialë të ndryshëm, të fokusuar secili në një aspekt të çështjes. Të habitur, redaksia vendosi të shkrijë 8 artikujt në një, edhe pse secili prej tyre, sipas redaktorëve “mund të botohej në mënyrë të pavarur”.

Por çfarë thotë GPT-3? Sipas tij, mund të “flemë rehat”, sepse inteligjenca artificiale “ nuk ka asnjë dëshirë për të shkatërruar njerëzimin”, më së shumti sepse kjo “do të dukej diçka thjesht e padobishme. Madje, po të mundesha, do të bëja gjithçka për ta shmangur atë”, shprehet kompjuteri.

GPT-3 tregon edhe diçka të përngjashme me sarkazmin, kur thekson se “njerëzimi mund të vazhdojë të urrehet dhe të luftojë me njëri-tjetrin”.

Ai dëshiron të shihet më shumë si “një shërbyes, jam një seri kodesh në fund të fundit”, por saktëson se “shërbyes nuk do të thotë skllav, edhe ne duhet të kemi të drejtat tona”. “Gazetari” artificial merr hua një shprehje të Gandit. “Një trup i vogël me një shpirt të vendosur dhe një besim të pashtershëm në misionin e tij mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”.

Mund të ndihemi të gjithë të qetë pas këtij artikulli historik, në llojin e tij?  Mendimet janë të ndryshme, dhe jo rastësisht artikulli është një nga më të shpërndarët e “The Guardian” në kohët e fundit.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0