Borxhi publik behet shqetesues, per here te pare kalon mbi 1 trilion leke - Business Magazine Albania

Borxhi publik behet shqetesues, per here te pare kalon mbi 1 trilion leke


Per here te pare ne histori, borxhi publik i Shqiperise kalon nivelin e 1 trilion lekeve.

Shifra, e veshtire per t’u perfytyruar nga qytetari i thjeshte, eshte e barabarte me 1 mije miliarde leke te reja (shifer me 12 zero) ose 10 mije miliarde leke te vjetra.

Ky rekord historik, i arritur me 31 mars te ketij viti, referohet publikisht nga statistikat e ministrise se Financave, ende joperfundimtare, raporton shqiptarja.com.

Po te kujtojme se ne fund te marsit te nje viti jo shume te larget – 2009-es – shifra ishte vetem 390 miliarde leke, shihet se qeverite shqiptare kane ndermarre keto gjashte vitet e fundit nje sprint te paimagjinueshem drejt humneres se borxheve. Por jo ne te gjithe vitet e fundit ritmi i huamarrjes ka qene i njejte.

Gjate periudhes janar-mars te vitit 2012 psh borxhi publik eshte rritur mesatarisht me 1.2 milione euro ne dite. Kjo shifer u dyfishua, ne 2.5 milione euro/dite gjate tremujorit te pare te vitit pasardhes. Ne vitin e ndryshimit te pushteteve pati nje renie relative, me rritjen me 1 milion euro ne dite te borxhit te shtetit shqiptar. P

or rekordi eshte vendosur pikerisht kete vit, me rritjen ne masen 3.4 milione euro ne dite te stokut te borxheve.

Per te arritur tek niveli mbi 1 trilion leke, nga 977 miliarde leke qe ishte ne fund te vitit te kaluar.

Gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0