"Borsen 7", produkti më i ri i SmartED, është miku më i mirë i çdo investitori! - Business Magazine Albania

“Borsen 7”, produkti më i ri i SmartED, është miku më i mirë i çdo investitori!

"Borsen 7", produkti më i ri i SmartED, është miku më i mirë i çdo investitori!

Në valën e ndryshimeve të shpejta në skenën globale të investimeve, SmartED sjell një “mik” të veçantë, Borsen 7. Ky mjet edukativ dhe informativ nuk është thjesht një portal tregtar, por një udhërrëfyes javor që ndihmon lexuesit të njohin, kuptojnë, dhe bëjnë zgjedhjet e duhura në rrugën e tyre drejt lumturisë financiare në botën e investimeve ndërkombëtare. Le të hedhim një vështrim në universin e mundësive që Borsen 7 sjell, në një intervistë të zhvilluar me themeluesin e këtij produkti, Vasjan Broka.

Si lindi idea për Borsen 7? Cili ishte motivimi juaj për të krijuar një përjavshme ekonomike financiare dhe politike?

Borsen 7 është produkti më i ri i SmartED. Edukimi financiar është një nga shtyllat kryesore të Smarted.al. Borsen 7 përmban informacion tregtar të planetit dhe i vjen në ndihmë çdo investitori të bëjë zgjedhjet e duhura. Ka qenë rrugëtimi im në botën ekonomike, që më ka nxitur të krijoj Borsen 7. Ky mjet edukues është miku më i mirë i çdo investitori!

Cilat janë karakteristikat kryesore dhe avantazhet konkurruese të Borsen 7 në krahasim me produktet e tjera në treg?

Avantazhi kryesor është edukimi i personalizuar. Borsen 7 do të shërbejë si material i kurrikulës financiare në klasat e SmartED. Çdo lexues i Borsen 7 i abonuar për 1 vit ose 6 muaj do të ketë mundësinë të ketë edukim financiar 1-1 online ose offline. Në këto klasa studentët do të fitojnë aftësinë të lexojnë tregjet botërore, për të vetvendosur mbi investimet personale. Gjithashtu do të mësojnë se si të bëhen pjesë e tregjeve ndërkombëtare duke shfrytëzuar fuqinë e internetit.

Si përzgjidhni dhe analizoni ngjarjet kryesore të tregut për të ndikuar në përmbledhjen tuaj javore? Çfarë kriteresh përdorni për të zgjedhur asetet më të mira të javës?

Informacioni i përjavshëm kalon në disa sita. Ai blihet nga burime kryesore të lajmit ekonomik, politik dhe financiar. Një rrjet i diasporës shqiptare të Amerikës, Evropës dhe Azisë na furnizon me cilësinë më të mirë të informacionit. Analiza e shifrave ekonomike të shteteve dhe kompanive është baza e përzgjedhjes së aseteve më të mira të javës. Këto të dhëna gjithashtu blihen nga lojtarë të rëndësishëm të tregut ndërkombëtar dhe politik.

Cili është qëllimi kryesor i produktit? Si synoni të ndihmoni lexuesit tuaj në të gjithë rrugën e tyre të investimit, duke filluar nga fillimi?

Qëllimi kryesor i Borsen 7 është edukimi financiar i çdo lexuesi që dëshiron të bëhet lojtar profesionist në tregjet ndërkombëtare. Shërbimi ynë do të jenë klasat e personalizuara dhe Borsen 7, të cilat ndërtohen me cilësinë më të lartë informaconit tregtar.

Si e shikoni rolin e Borsen 7 në edukimin financiar të lexuesve dhe si mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive vetjake të investitorëve?

Në Borsen 7 lexuesi do të gjejë një projektor që do të shfaqë një tablo të qartë dhe të saktë të Botës Ekonomike. Nëpërmjet informacionit të Borsen 7, lexuesi do ta ketë mjaft të lehtë të lundrojë në ujrat e vrullshme të botës së parasë. Investitorët do të pajisen me mjetet më të mira për të arritur fitore në tregje.

Lexo edhe:Të lexuarit dhe të palexuarit

A keni një strategji të veçantë për të mbrojtur dhe zhvilluar marrëdhënien me lexuesit tuaj? Si përpunoni feedback-un dhe kërkesat nga audiencat e ndryshme?

Klasat e personalizuara ku studentët do të kenë një kurrikul që i përshtatet nivelit të tyre financiar dhe hulumtimi më i thellë historik i tregjeve ndërkombëtare do të jenë strategjitë kryesore për të rritur numrin e lexuesve të Borsen 7. Gjithmonë jemi të kujdesshëm për kërkesat e audiencës, duke ju përshtatur gjithmonë dëshirave të tyre derisa nuk cënojnë misionin tonë.

Cilat janë planet e ardhshme për zhvillimin e Borsen 7? A keni në plan të shtoni elemente të tjera apo të zgjeroni gamën e produkteve dhe shërbimeve?

Plani kryesor është zgjerimi i lexuesve në të gjithë planetin. Elementi më i ri që do i bashkohet Borsen 7 është klasa e personalizuar për çdo lexues.

Si mund të përfshihen investitorët dhe lexuesit e interesuar në zhvillimin e Borsen 7? A keni ndonjë plan për të krijuar një komunitet rreth produktit tuaj?

Lexuesit dhe investitorët mund të përfshihen duke u abonuar në Borsen 7. Abonimet 6 mujore dhe 1 vjeçare përfshijnë edhe klasa të personalizuara. Komuniteti i Borsen 7 është krijuar tashmë. Bërthamë e këtij komuniteti janë shqiptarët që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe Azi.

Uroj që pjesë e këtij komuniteti të jenë lexues nga e gjithë bota!

Këtu mund të mësoni më shumë rreth  funksionimit të Borsen 7

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0