Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Gazi i pandryshuar - Business Magazine Albania

Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Gazi i pandryshuar

Bordit të Çmimeve të Karburanteve

Ulet më tej çmimi i naftës në vend. Sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës nga pasditja e sotme një litër naftë do të shitet për 226 lekë, 6 lekë më pak nga sa ishte, rënia e dytë radhazi në vetëm pak ditë.

Po me 6 lekë ka rënë edhe çmimi i benzinës. Konsumatorët do ta blejnë atë në pikat e karburanteve për 206 lekë litri, nga e marta deri në vendimin e radhës së Bordit të Transparencës.

Pas rënies së ndjeshme që shënoi pak ditë më parë, bordi ka mbajtur të pandryshuar çmimin e gazit, i cili do të vijojë të shitet për 104 lekë litri.

Rënia e çmimeve të karburanteve në tregun vendas reflekton ndryshimet në tregjet ndërkombëtare. Çmimi për një fuçi naftë në bursa ka shënuar rënie të vazhdueshme ditët e fundit dhe po i afrohet nivelit të 100 dollarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0