Pas pesë ditësh, Bordi i Transparencës u mblodh sërish këtë 29 Nëntor për të ndryshuar çmimet e hidrokarbureve.
Nafta do të kushtojë pesë lekë më pak duke nisur nga mesdita e së mërkurës. Nga 211 lekë/litri, nafta do të shitet në pikat e karburantit me 206 lekë/litri.
Lexo edhe: Sejko: stabilizimi i inflacionit, objektiv parësor
Benzina ka po ashtu një ulje të çmimit, edhe pse me vetëm një lekë. Nga 194 lekë/litri, do të shitet për 191 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit mbetet i njëjti dhe do të vazhdojë të shitet në pikat e karburantit për 71 lekë/litri.
Prej disa ditësh, në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme duke u tregtuar në nivelin e 870-880 dollarëve, ndërsa në vendin tonë një ulje e lehtë u reflektua vetëm në mbrëmjet e vona të së martës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.