Bordi ndryshon çmimet e produkteve ushqimore/ Sa do të tregtohen mielli, orizi dhe sheqeri - Business Magazine Albania

Bordi ndryshon çmimet e produkteve ushqimore/ Sa do të tregtohen mielli, orizi dhe sheqeri

Bordi për monitorimin e produtkeve të shportës ka përcaktuar çmimet e reja për orizin, miellin dhe sheqerin. Sipas vendimit të tij, orizi do të shitet për 101 lekë kg, 8 lekë më pak nga sa ishte.

Rënie me rreth 17 lekë ka shënaur edhe çmimi i sheqerit dhe qytetarët do ta blejnë atë në markete dhe supermarkete për 104 lekë/kg. Ndërsa miellin do ta blejnë më shtrenjtë pasi me vendimin e fundit ky produkt do të shitet për 90 lekë/kg, nga 79 lekë që ishte.

Ndërsa për vajin një nga produktet më të shtrenjta të shportës, ndryshe nga vendimet e mëparshme Bordi njofton se nuk do të përcaktojë më një çmim tavan, e argumentin se sipas tij çmimet e blerjes nga importuesit janë të ndryshme. Me vendimin e fundit Bordi përcaktonte çmimin e vajit 381 lekë litre, por ky produkt tregtohet edhe më shtrenjtë për konsumatorët.

Për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore.” – shprehet bordi ne vendim. 

Vendimi I bordit hyn në fuqi nga 10 qershori dhe këto çmime janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.

Qeveria ka miratuar tashmë një linjë garancie sovrane prej 3 miliardë lekë për importuesit e produkteve ushqimore për të garantuar mbajtjen e rezervave të sigurisë për një periudhë 3-mujore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0