Bllokimi i bartjes së numrit, AKEP gjobit operatorët celularë - Business Magazine Albania

Bllokimi i bartjes së numrit, AKEP gjobit operatorët celularë

Procesi i portabilitetit të numrave celularë prej muajsh është mjaft problematik dhe mijëra përdorues përballen me refuzime të kërkesës për të kaluar numrin te një operator tjetër.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pranon se rritja e kërkesave dhe sasisë së numrave të portuar prej gushtit 2020 është shoqëruar me përkeqësim të treguesit të kërkesave të pranuara nga operatorët dhënës, që do të thotë rritje të përqindjes së kërkesave të refuzuara. Përveç rritjes së numrit dhe përqindjes së kërkesave të refuzuara, pranë AKEP janë adresuar një numër shumë i madh ankesash, si nga përdoruesit, ashtu edhe nga vetë operatorët, që denoncojnë praktika abuzive në procesin e portimit të numrit nga shoqëritë konkurrente.

Megjithëse AKEP ka paralajmëruar tre operatorët për rritjen e ndjeshme të përqindjes së kërkesave të refuzuara dhe ankesave për portim, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës, pavarësisht disa reagimeve sporadike, situata nuk është përmirësuar.

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e portabilitetit të numrit, si nga numri i shtuar i ankesave, ashtu edhe nga monitorimi i përkeqësimit të treguesit të përqindjes së kërkesave të refuzuara nga operatorët dhënës, AKEP realizoi inspektime pranë tre sipërmarrësve të rrjeteve celulare në periudhën mes dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021. Inspektimi evidentoi shkelje të shumta “Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit” dhe vendosi të gjobisë operatorët sipas parashikimeve të nenit 137, paragrafi VII të ligjit “Për Komunikimet Elektronike”. Megjithëse AKEP nuk bën të ditur masën e gjobës, paragrafi në fjalë parashikon gjoba deri në 100 mijë lekë të reja. Për operatorët celularë, gjoba të këtyre përmasave janë vetëm “gudulisje”, megjithatë AKEP bën të ditur se iu ka lënë rekomandime operatorëve dhe do të vazhdojë ta ndjekë problematikën e bartjes së numrit në vazhdimësi.

Lexo: AKEP miraton rregulloren për mbrojtjen e konsumatorëve

Sasia mesatare e numrave të portuar midis tre operatorëve celularë, deri në muajin gusht 2020, ka qenë rreth 200 portime në ditë, ndërsa prej muajit gusht 2020 e në vijim ky tregues ka arritur mbi 1000 portime në ditë, duke arritur pikun me datë 2.12.2020, me 2214 numra të portuar në ditë. Rritja e kërkesave ka ardhur kryesisht si rezultat i konkurrencës mes operatorëve, që joshin klientët e njëri-tjetrit, duke iu ofruar paketa mujore me çmim të reduktuar. Kjo ka shkaktuar edhe akuza për ofrimin e çmimeve grabitqare (nën kosto) mes operatorëve dhe është bërë edhe objekt i një vendimi të autoritetit të Konkurrencës. Me një vendim të muajit prill, ky institucion urdhëroi operatorin më të madhe të shërbimeve celulare në vend të ndërpriste ofrimin e çmimeve nën kosto dhe të hiqte dorë nga praktikat e bllokimit të bartjes së numrit të klientëve të vet.

Së fundmi, edhe AKEP është shprehur se aplikimi i fushatave promocionale agresive, kryesisht për portimin e numrit nga njëri operator tek tjetri, mund të sjellë pasoja të rënda për konkurrencën në afatin e gjatë. Kjo praktikë vë në vështirësi kryesisht sipërmarrësit me pjesën më të vogël duke ulur kapacitet financiare për rritjen e investimeve në rrjet.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0