AKEP miraton rregulloren për mbrojtjen e konsumatorëve - Business Magazine Albania

AKEP miraton rregulloren për mbrojtjen e konsumatorëve

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar rregulloren “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” e cila do të do të hyjë në fuqi në muajin tetor të këtij viti.

Nga projekt-rregullorja fillestare është hequr detyrimi i operatorëve për transparencë mbi shpejtësinë minimale të internetit të ofruar nga rrjetet me lidhje fikse. Në variantin final të rregullores, të miratuar në muajin mars, në asnjë nen nuk parashikohen detyrime që lidhen shprehimisht me transparencë mbi shpejtësinë e internetit. AKEP ka vendosur vetëm një dispozitë me natyrë të përgjithshme ku parashikohet se  për karakteristikat e secilit shërbim të ofruar,  sipërmarrësit përfshijnë dhe nivelet minimale të cilësisë së shërbimit,  si koha për lidhje fillestare, koha për riparimin e defekteve si dhe mënyrat e kompensimit dhe të rimbursimit të pajtimtarit në rastet kur shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë.

Ky aspekt është pritur me rezerva nga operatorët të paktën për sa kohë AKEP nuk parashikon një mekanizëm të certifikuar për matjen e shpejtësisë së internetit.

Nga projekt rregullorja janë hequr gjithashtu edhe dispozitat që parashikonin krijimin e Bazës Kombëtare të Dhënave të Numrave të Telefonit dhe një numëratori të përgjithshëm telefonik, i cili do të përmbante numrat e telefonit të pajtimtarëve që do të zgjidhnin të përfshiheshin në të.

Sipas AKEP, kjo rregullore synon një mbrojtje më të mirë të konsumatorit dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, nëpërmjet rregullave më të qarta për të drejtat tyre në marrëdhëniet me sipërmarrësit.

Këtu përfshihen detyrime më të qarta për termat dhe kushtet të cilat duhet të përfshihen dhe të jenë pjesë përbërëse në kontratat e pajtimit për ofrimin e rrjeteve ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike , rregulla të qarta për aksesin në shërbimet e emergjencës, saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratave, rregulla më të qarta për trajtimin e ankesave nga operatorët, kushtet për transparencën dhe publikimin e informacionit nga ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike si dhe masa për garantimin e aksesit të barabartë për personat me aftësi të kufizuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0