BLI NJË BILETË AVIONI DHE MERR TË DYTËN ME GJYSMËN E ÇMIMIT PËR NJË TË DASHUR - Business Magazine Albania

BLI NJË BILETË AVIONI DHE MERR TË DYTËN ME GJYSMËN E ÇMIMIT PËR NJË TË DASHUR

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA, shpall një zbritje prej 25% për çdo dy bileta të blera në fluturime të zgjedhura midis 12 shkurtit dhe 10 prillit, për një udhëtim perfekt për Ditën e Shën Valentinit dhe jo vetëm. Biletat janë të disponueshme për blerje sot, më 5 shkurt.

Në më pak se tre orë fluturim, pasagjerët nga Tirana mund të përjetojnë një udhëtim romantik drejt destinacioneve në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Berlini ofron lundrime në lumin Spree, pamje panoramike nga Kulla e TV-së dhe një skenë kulturore të gjallë, duke e bërë atë një destinacion emocionues. Leipzig, i njohur për arkitekturën e tij baroke dhe trashëgiminë e pasur muzikore, ofron një atmosferë unike romantike me kafenetë e tij të këndshme dhe sheshet piktoreske. Shtutgart, me kodrat e mbuluara me vreshta dhe pallatin madhështor Ludwigsburg, krijon një skenë përrallore për çiftet.

Për ata që ëndërrojnë një arratisje italiane, Salerno është porta perfekte drejt bregdetit të Amalfit, me shëtitoret e tij mahnitëse buzë detit, qytetin e vjetër plot hijeshi dhe mundësinë për të pare gjithashtu Positanon dhe Ravellon. Nëse preferoni një pushim spanjoll, Valencia ofron një kombinim të plazheve me rërë të artë, jetës së gjallë të qytetit dhe arkitekturës mahnitëse të Qytetit së Arteve dhe Shkencave, duke e bërë atë vendin ideal për një arratisje romantike në qytet.

Nëse dëshironi të udhëtoni më larg dhe të impresiononi personin tuaj të dashur me një pushim ose një udhëtim të përqendruar rreth kulturës së mrekullueshme, peizazheve ose përvojave kulinare, mund të eksploroni gjatë gjithë vitit qytete si Lyon, Nice dhe Paris në Francë, ose Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zbuloni destinacione të reja për një arratisje të paharrueshme në qytet, një pushim të mrekullueshëm dimëror në male ose në plazh, dhe vizitoni miqtë dhe familjen me fluturimet me kosto të ulët dhe të qëndrueshme së linjës ajrore.

Wizz Air ofron një gamë të gjerë fluturimesh me kosto të ulët drejt destinacioneve më tërheqëse në Evropë. Biletat mund të rezervohen online në wizzair.com dhe përmes aplikacionit celular.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0