Bleta e Artë, vlerësohen 10 sipërmarrje dhe 2 administratorë publikë

Bleta e Artë, vlerësohen 10 sipërmarrje dhe 2 administratorë publikë


Për të pestin vit radhazi, sipërmarrje dhe administratorë të instutucioneve publike, përzgjidhen për një vlerësim për punën dhe rezultatet e tyre. ‘’Bleta e Artë’’, një aktivitet i përvitshëm, i iniciuar nga Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar këtë vit 10 kompani dhe 2 administratorë, për kontribute të ndryshme në ekonominë e vendit.

Kryeministri Rama ka theksuar gjatë fjalë së tij se, ‘’ ia vlen të bëjmë çmos që djemtë e vajzat në këtë vend ta shikojnë të ardhmen e tyre si sipërmarrës dhe patjetër që figura e sipërmarrësit e vendosur në dritat e skenës ndihmon pak, por sidoqoftë më shumë se sa në errësirë për t’u thënë vajzave e djemve të këtij vendi që çdo ëndërr që shikoni me sy hapur është e arritshme’’.

Ai ka theksuar njëkohësisht, se kompanitë vijojnë të kenë mangësi në punonjës profesionistë duke nënvizuar se, ‘’e vërteta dramatike është se në të gjitha kompanitë tuaja, sikundër secili prej jush mund ta dëshmojë, por dhe në të gjitha kompanitë e mëdha dhe të mesme të vendit, ka punë, ka vende pune sot, por mungojnë të rejat e të rinjtë apo në tërësi individët me përgatitjen e nevojshme për të mbuluar nevojën për atë vend pune specifik’’. Pasojë kjo sipas tij, e fokusit për vite të tëra në arsimin universitar, duke lënë në hije arsimin profesional.

Krahas çmimeve të përvitshme, risi e 2018-ës janë çmimet si sipërmarrja turistike dhe përgjegjësia sociale.

Ja kush janë fituesit:

Çmimi “Made in Albania” = Euro Fish

Çmimi “Green” = EuroElektra Shpk

Çmimi “Inovacon” = Aplication Development Management

Çmimi Sipërmarrja Turistike = Out Door Albania

Çmimi “Biznesi Gjithëpërfshirës” = Berat Konfeks

Çmimi “Start Up” = Alb Industria

Çmimi “Praktika Profesionale” = Marin spa

Çmimi “Përgjegjësia Sociale” = Yunus Social Business

Çmimi “Gratë Sipërmarrëse” = Fed Invest

Çmimi “Punëdhënësi i Vitit” = Foshner

Çmimi “Administrator i vitit’’ = Perlat Kapisyzi, Drejtor i Siptalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Çmimi “Administratorja e vitit”= Vasilika Vjero, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0