Blerjet online nuk tërhiqen pa paguar taksën, ja si do të jetë procedura - Business Magazine Albania

Blerjet online nuk tërhiqen pa paguar taksën, ja si do të jetë procedura


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet taksa doganore për blerjet online mbi 22 euro dhe për dhuratat mbi 45 euro.

Doganat sqarojnë se çdo qytetar që blen online duhet të bëjë në rrugë elektronike deklarimin e thjeshtuar.

Hapi i parë është dërgimi më e-mail i Letërnjoftimit ID në adresën e pagesat@dogana.gov.al, për të mundësuar krijimin e ID në sistemin elektronik të Administratës Doganore.

Më pas për çdo blerje, qytetarët duhet të plotësojnë deklaratën e thjeshtuar, sipas kuadrateve përkatëse duke specifikuar: Përshkrimin e mallrave që kanë blere; Peshën Neto në kg; Vlerën në lekë të tyre, bashkë me kostot e transportit apo të sigurimit të produkteve.

Në formular duhet plotësuar edhe shuma e detyrimit doganor i cili del nga shumëzimi i vlerës së faturës në leke shumëzuar me taksën 22.4 %.

Shumën e detyrimit doganor individi duhet ta paguaj në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare, me titullin: Pagesë detyrimi doganor për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke marrë nga banka dhe mandatin e pagesës.

Deklaratën e Thjeshtuar të plotësuar së bashku me mandatin e bankës individi duhet ta dorëzoj në degën doganore dhe vetëm pas kësaj merr mallin e tij.

Burimi: shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0