Blen 242 mijë hektarë tokë bujqësore në SHBA, Bill Gates pronari më i madh në Shtetet e Bashkuara - Business Magazine Albania

Blen 242 mijë hektarë tokë bujqësore në SHBA, Bill Gates pronari më i madh në Shtetet e Bashkuara

Bill Gates, njeriu i katërt më i pasur në botë që është i njohur për aftësitë e tij programuese, ka rrëmbyer në heshtje 242,000 hektarë tokë bujqësore në mbarë SHBA-të – mjaftueshëm të jetë pronari më i madh i një toke private bujqësore në Shtetet e Bashkuara.

Pas raportimeve të shumta që ka blerë tokë bujqësore në vendet si Florida dhe Washingtoni, The Land Report ka zbuluar që Gates që sipas revistës Forbes ka pasuri neto që kap vlerën e rreth 121 miliardë dollarëve, ka krijuar një portofol të tokës bujqësore që përfshijnë 18 vende. Pronat e tij më të mëdha janë në Louisiana (69.071 hektarë), Arkansas (47.927 hektarë) dhe Nebraska (20.588 hektarë). Përveç kësaj, ka edhe një pjesë të tokës prej 27.750 hektarë në anën perëndimore të Phoenix, Arizona, e cila po zhvillohet si një periferi e re.

Sipas hulumtimeve të Land Report, toka mirëmbahet drejtpërdrejt edhe përmes subjekteve të pavarura si Cascade Investments, aset personal i investimeve të Gates. Investimet e tjera nga kjo kompani përfshinë kompaninë e sigurisë ushqimore Ecolab, kompania e shitjes së veturave të përdorura Wrum dhe hekurudhat kombëtare kanadeze.

Edhe pse është për t’u habitur që miliarderi i fushës së teknologjisë mund të jetë gjithashtu pronari më i madh i tokës bujqësore në SHBA, kjo nuk është e vetmja blerje e Gates në bujqësi. Gjatë vitit 2008, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, paralajmëruan një grant prej 306 milionë dollarëve për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme, me rendiment të lartë midis fermerëve të vegjël në Afrikën sub-sahariane dhe Azinë Jugore. Fondacioni ka investuar më tej në zhvillimin dhe përhapjen e “super kulturave” rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, dhe lopëve qumështore me rendiment më të lartë. Vitin e kaluar, organizata njoftoi se Gates Ag One, një organizatë jofitimprurëse që promovon këto përpjekje.

Nuk është plotësisht e qartë se si përdoret toka bujqësore e Gates, apo nëse ndonjë prej tokave po lihet mënjanë për konservim. Sidoqoftë, ka disa tregues që toka mund të përdoret në një mënyrë që përputhet me vlerat e fondacionit. Cottonwood Ag Management, një degë e Cascade, anëtare e Leading Harvest, një organizatë jofitimprurëse që promovon standarde të qëndrueshme bujqësore që i japin përparësi mbrojtjes së të korrave, tokës dhe burimeve ujore.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0