Biznesi për përpunimin e kërmijve në Korçë, i destinuar për eksport - Business Magazine Albania

Biznesi për përpunimin e kërmijve në Korçë, i destinuar për eksport


Kombinatin e Maliqit, në Korçë zhvillojnë aktivitetin dy biznese të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, e para për përpunimin e kërmijve dhe ajo për prodhimin e peletave, të dyja të destinuara për eksport.

Ministri Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, vizitoi nga afër këto biznese dhe u njoh me ecurinë e këtyre sipërmarrjeve shqiptare tashmë të afirmuara në tregjet e huaja, me produktet e përpunuara të kërmijve dhe atë të prodhimit të peletave.

“Vizitova dy biznese, që mbi rrënojat e Kombinatit të Maliqit, kishin ngritur përmes vështirësive të shumta por me shumë pasion, dy aktivitete, respektivisht përpunimin e kërmijve dhe prodhimin e peletave, të dyja të destinuara për eksport,” u shpreh Shalsi.

“U njoha me Kriston dhe Festimin, si dhe problematikat e bizneseve të tyre. Por, edhe me mundësitë që kanë për t’u zgjeruar në të ardhmen,” vijoi ministri, ndërsa shpreh vendosmërinë për t’i mbështetur këto biznese dhe për t’i lehtësuar nga pengesat e pakuptimta administrative që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

 

/ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0