Biznesi japonez mban anën e SHBA, duke mos furnizuar kompanitë kineze - Business Magazine Albania

Biznesi japonez mban anën e SHBA, duke mos furnizuar kompanitë kineze


Kompania e tretë në botë për furnizimin e çipave, pajisjeve të gjysmëpërçimit të energjisë, kompania japoneze Tokio Electron, nuk do të furnizojë më klientët kinezë që gjenden në listën e zezë të Uashingtonit.

Agjencia Reuters shkruan se sipas një prej ekzekutivëve të lartë të kompanisë, vendimi tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të penguar shitjet e teknologjisë për firmat kineze, duke përfshirë Huaëei Technologies, po ndikojnë edhe tek firma jo-amerikane, të cilat nuk janë të detyruara të ndjekin ligjin e SHBA-ve.

Kina, është përfshirë tashmë në një luftë tregtare paralizuese me Shtetet e Bashkuara. Ajo është angazhuar të ndërtojë industrinë e saj të gjysmëpërçuesve për të zvogëluar vartësinë nga furnizuesit amerikanë, japonezë dhe europianë për makineritë e prodhimit të cipeve.

“Ne nuk do të bëjmë biznes me klientë kinezë me të cilët Applied Materials dhe Lam Research nuk janë të lejuar të punojnë”, tha drejtuesi i Japan Tokyo Electron, duke iu referuar firmave më të mira të pajisjeve të çipave në SHBA.

Duke kujtuar partneritetin e gjatë të Tokio Electron prej vitit 1960, kur filloi si një importues i pajisjeve, ai tha se, “Është e rëndësishme për ne që qeveria dhe industria amerikane të na shohin si një kompani të ndershme”.

Ndërprerja e furnzimit të Kinës me çipë po merret parashysh edhe nga një tjetër furnizues i madh japonez i pajisjeve të çipave, tha një burim i përfshirë në këtë çështje.

Përfaqësuesit e kompanive japoneze theksojnë se për këtë vendim nuk kanë marrë asnjë udhëzim nga ministria japoneze e industrisë.

Reuters

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0