Bizneset përball realitetit të ri - Business Magazine Albania

Bizneset përball realitetit të ri

realitet

Barleti Hub, në bashkëpunim me Triple CITY, organizuan takimin online me përfaqësues të bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi është, brainstoriming në lidhje me situatën që janë duke kaluar aktualisht bizneset në Shqipëri, si disa prej tyre kanë arritur të përballojnë “humbjet” gjatë kësaj kohë, mënyrat inovative për t’ju përshtatur realitetit të ri, etj.

Guest speakers në këtë takim online ishin Prof. Dr. Zana Guxholli, Zv/Rektor për Kërkim dhe Inovacion, Universiteti Barleti e cila evidentoi sfidat me të cilat janë duke u përballur universitetet në këtë kohë pandemie si dhe zgjidhjet alternative që universiteti barleti ka përdorur për të ruajtur standardet e mësimdhënies në “realitet të ri”.

Arlinda Dudaj, CEO e Botimet Dudaj theksoi se industria e librit u gjend e papërgatitur, si çdo industri tjetër, dhe ju drejtuar kanaleve online të komunikimit. Ajo shprehet se lexuesit  kanë blerë libra por jo me të njëjtin ritëm si më parë. “Personalisht kam përdorur dhe rrjetet sociale për të përcjell mesazhe dhe për të promovuar libra gjatë kohës së Covid19. E kam parë këtë pandemi si një oportunitet duke përkthyer në gjuhën shqipe edhe librin Vincent të Barbara Stock.”

Edhe për platformën online të librave “Bukinisti” ka pasur tre fishim të blerjes së librave gjatë kohës së pandemisë, Z. Albert Gjoka shprehet se për Bukinistin kjo ishte një oportunitet pasi lexuesit ju drejtuan platformave online për çdo blerje.

Ndërkohë që panairi i librit, i cili është nga data 12- 15 nëntor këtë vit do të zhvillohet online.

Z. Alban Zusi, Food Industry, e konsideron këtë sektor si më pak të prekurin nga pandemia. Drejtuar pyetjes nëse ky sektor ka marrë mbështetje nga shteti gjatë pandemisë, z. Zusi shprehet se “Sipërmarrësit nuk duhet t’i hedhin gjithmonë sytë nga shteti për të gjetur zgjidhje në një situatë që është e panjohur nga secili prej ne, edhe nga sektori shtetëror.”

Themeluesja e “Hospitality and Tourism Academy”  znj. Gladiola Dona theksoi që ne kemi trajnuar të njëjtin numër të të rinjve në sektorin e turizmit si çdo vit tjetër. Tek ne nuk ka pasur efekt negativë kjo, shprehet ajo. Edhe pse sektori i turizmit ka qenë  një nga sektorët më të goditur, fakti që ne kemi punuar me resorte të mëdha ndoshta kjo ka bërë të mos e ndjejmë shumë këtë pandemi.

Për kompaninë Ola1, e cila operon në sektorin e prodhimit të industrisë marketing, sektor i cili ka qenë i lejuar të operonte gjatë kohës së pandemisë, evidenton problem të tjera: “Shumë punonjës vendosën të largoheshin nga puna pasi efekti psikologjikë përballë kësaj të panjohure ishte i madh. Sa i përket  produkteve që ofrojmë, kemi pasur ndryshim edhe të produkteve që ofrojmë, bizneset kanë hequr dorë nga prodhimi i stilolapsave, blloqeve, T-shirt, banerave por aman kanë filluar të prodhojnë maska të brenduara/ personalizuar”.

Ndërsa AGNA, një nga kompanitë më të mëdha në vend, e ka parë pandeminë si oportunitet, “Kemi filluar të trajnojmë stafit tonë për t’ju sjellë me këtë realitet të ri, jemi munduar që edhe sa i përket peshës psikologjike që pandemia kishte, të jemi afër me punonjësit tanë pasi për ne punonjësit janë një aset shumë i vyer”, shprehet z. Genti Kaci drejtue i Agna Leardship Academy.

Gjendur përballë kësaj situate të panjohur, secili prej sektorëve ka zgjedhur ti përshtatet realitetit të ri në mënyrën më inovative të mundshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0