Bizneset e vogla pa TVSH, amnistia fiskale miratohet brenda korrikut

Bizneset e vogla pa TVSH, amnistia fiskale miratohet brenda korrikut

biznesi i vogel

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se për dhjetë vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim.

“Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”, tha Denaj, gjatë një vizite në Korçë.

Brenda muajit korrik amnistia fiskale do të aprovohet, ndërsa bizneset duhet ta shohin si një mundësi për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre, shtoi ministrja.

Lexoni: Pandemia, katalizator i punësimit online

“Amnistia fiskale do te dalë për aprovim brenda muajit korrik dhe zbatimi i tij do të jetë për një kohë të caktuar 9 muaj deri në 12 muaj sipas aprovimit, që do të bëhet në aktin normativ dhe me tej me aprovimin në parlament. Është e nevojshme për ta adresuar amnistinë në fokus të bizneseve dhe kërkesat e tyre. Ky është një proces që nëpërmjet fiskalizimit ne synojmë në mënyrë të standardizuar dhe nëpërmjet sistemeve një marrje informacioni në kohen reale dhe marrëdhënia me bizneset për tu formalizuar do të ndjekë trajektoren e saj, duke filluar nga viti i kaluar por ai do të quhet vit 0”, tha ministrja e Financave.

Ne 30 vjet ekonomi të hapur, ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare joreale. E shohim si një vit që amnistia fiskale do ndihmojë bizneset dhe individët të koordinojnë bilancet dhe t’i sjellin ato, për të pasur mundësi që edhe fiskalizimi dhe amnistia te ndërthuren si një marrëdhënie për të përmirësuar marrëdhënien me shtetin”, deklaroi Denaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0