Bitcoin “stabilizohet” në 20 mijë dollarë. Strategët e tregut thonë se ky është “niveli kyç” - Business Magazine Albania

Bitcoin “stabilizohet” në 20 mijë dollarë. Strategët e tregut thonë se ky është “niveli kyç”

Kriptomonedha më e madhe në treg u rrit me 0.8% të hënën në 20,142 dollarë, pas një rënie të lehtë  gjatë fundjavës. Kriptovalutat e tjera ranë me gati 6%. Aksionet gjithashtu ranë në të gjithë Azinë dhe Evropën, si dhe në SHBA.

“Paratë po ikin nga aktivet e rrezikshme. Kriptomonedhat po ndjekin rregullimin e mprehtë të tregut të aksioneve në SHBA pas komenteve të guvernatorit amerikan Powell”, tha Cici Lu, shefi ekzekutiv në firmën konsulente Venn Link Partners.

Lexo edhe: Tregjet e aksioneve amerikane drejt rënies. Miliarda dollarë fshihen nga tregu, shkak normat e interesit

Niveli prej 20,000 dollarësh veproi si mbështetje për Bitcoin kur arriti në nivelet më të ulëta në muajt e fundit, por kriptomonedha  sërish vjen me rënie. Para të shtunës, nuk kishte qenë nën këtë pikë që nga 14 korriku dhe madje kishte kaluar mbi 25,000 dollarë më herët në gusht. Ky projeksion për lart u ndërpre pasi shqetësimet për rritjen e normave u intensifikuan dhe Bitcoin ka rënë rreth 20% që nga 15 gushti.

Këto luhatje kanë ardhur në mes të pasigurisë në lidhje me rrugën dhe madhësinë e rritjes së normës nga Banka Qëndrore Amerikane dhe efektin që mund të kenë në aktivet më të rrezikshme.

Strategë të shumtë kanë shënuar 20,000 dollarë si një pikë kyçe për Bitcoin, megjithëse nivelet e mbështetjes mund të jenë gjithashtu më të ulëta.

 

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0