Bitcoin “mbjell” zhgënjim në El Salvador. Pas 1 viti qytetarët presin t’i rritet vlera - Business Magazine Albania

Bitcoin “mbjell” zhgënjim në El Salvador. Pas 1 viti qytetarët presin t’i rritet vlera

Rënia e zgjatur e vlerës së Bitcoinit ka mbjellë shqetësim mes qytetarëve të El Salvadorit. Megjithatë, ndonëse janë më pak entuziastë sesa në fillim për monedhën digjitale, përdoruesit shpresojnë në një rimëkëmbje të saj. Kjo kriptovalutë përdoret ligjërisht në vend prej një viti tashmë.

“Në fillim e përdorja, por kështu si po vijnë gjërat tani ia kam frikën. Madje mund ta heq fare aplikacionin.” – shprehet Carmen Mejia, studente.

Një vit më parë, El Salvadori u bë vendi i parë në botë që e pranonte bitcoinin si monedhë të ligjshme së bashku me dollarin, të cilin e ka përdorur prej dy dekadash, një lëvizje kjo e vënë në pikëpetje nga Banka Botërore dhe FMN-ja. Projekti pilot i Presidentit Nayib Bukele nisi në 7 shtator 2021, me premtimin e vënies në shina të një popullsie që operon kryesisht jashtë sistemit formal. Qeveria krijoi portofolin elektronik Chivo dhe i dha çdo përdoruesi  një ekuivalent prej 30 dollarësh. Deri në janar, aplikacioni pati 4 milionë shkarkime, sipas vetë presidentit, në një vend që numëron 6.6 milionë banorë dhe me një diasporë prej 3 milionë vetësh kryesisht në SHBA. Bukele kërkonte që remitancat, të cilat përfaqësojnë 28% të PBB-së, të kanalizoheshin më shumë përmes Chivo-s dhe më pak përmes agjencive tradicionale, të cilat kanë komisione më të larta. Megjithatë, ish-presidenti i Bankës Qendrore të Rezervës, Carlos Acevedo, e pohoi se “më pak se 2% e remitancave arritën të vijnë përmes portofolëve digjtalë, që do të thotë se nuk ka pasur përfitime as nga ajo anë”.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0