Bitcoin arrin 82,000 dollarë pas fitores së Trump: Sa mund të rritet deri në fund të vitit? - Business Magazine Albania

Bitcoin arrin 82,000 dollarë pas fitores së Trump: Sa mund të rritet deri në fund të vitit?

 

Pas fitores së Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tregu i kriptomonedhave reagoi me një valë entuziazmi, duke e çuar Bitcoin në nivelin më të lartë deri tani, pasi qëndrimi i Trump ndaj kriptomonedhave premton një rritje të mundshme të industrisë. Tregu më i gjerë i kriptomonedhave ndoqi të njëjtin trend, me kriptovaluta të tjera si Ether që gjithashtu shënuan fitime të konsiderueshme.

Në një peizazh financiar global, Bitcoin arriti një nivel rekord prej 82,197 dollarë mëngjesin e së hënës, duke shënuar një rritje prej 19.5% krahasuar me nivelet e javës së kaluar.

Rritja filloi gjatë fundjavës, me Bitcoin që kaloi barrierën e 80,000 dollarëve të dielën dhe vazhdoi rritjen e tij të hënën, siç raportohet nga Forbes.

Ether, kriptovaluta e dytë më e madhe, gjithashtu shënoi një rritje të sharp, me çmimin e saj që u ngrit me 28.7% në 3,165 dollarë, duke vendosur një ton optimist për monedhat digjitale.

ECONOMIC TIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0