Bitcoin arrin 60 mijë$. Zyrtari i Britanisë vë “alarmin”: Do shkaktojë krizën financiare botërore të radhës - Business Magazine Albania

Bitcoin arrin 60 mijë$. Zyrtari i Britanisë vë “alarmin”: Do shkaktojë krizën financiare botërore të radhës

Bitcoin

Një tjetër zyrtar qeveritar paralajmëron se Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera mund të shkaktojnë probleme shumë të mëdha.

Në një fjalim të Mërkurën, një anëtar i lartë i Bankës Qendrore të Britanisë së Madhe krahasoi rritjen e shpejtë të aktiveve kripto me tregun e sigurisë, të mbështetur nga hipotekat para shkatërrimit të tij në 2008, i cili ishte katalizatori i krizës financiare 2008-09.

Jon Cunliffe, zëvendës guvernator i Bankës së Anglisë, përgjegjës për stabilitetin financiar, tha se teknologjitë kripto ofrojnë perspektivën e “përmirësimeve rrënjësore” në financa, por që aplikimet e tyre aktuale po kthehen në rrezik për stabilitetin financiar.

Lexo: Shiba Inu trondit botën e “kriptove”, monedha e 15 me vlerën më të madhe. Çmimi i saj ‘kap qiellin’ pas postimit të Elon Musk

“Asetet kripto janë rritur me afërsisht 200% në 2021, nga më pak se 800 miliardë dollarë në 2.3 trilionë dollarë sot. Ato janë rritur vetëm 16 miliardë dollarë 5 vjet më parë”, tha Cunliffe. “Siç na tregoi kriza financiare ë 2008-ës, ju nuk duhet të llogarisni një pjesë të madhe të sektorit financiar për të shkaktuar probleme të stabilitetit financiar – pasi kjo vlerës ishte në rreth 1.2 trilionë dollarë në 2008”.

“Kur diçka në sistemin financiar po rritet shumë shpejt dhe po rritet në hapësirë ​​kryesisht të parregulluar, autoritetet e stabilitetit financiar duhet të ulen dhe të kuptojnë cfarë po ndodh”.

Ligjvënësit që vënë alarmin për të rregulluar kriptomonedhat nuk po merren seriozisht nga tregu. Kryetari i SEC, Gary Gensler e ka quajtur tregun e kriptove si “Perëndimi i egër”, ndërsa FMN paralajmëroi kohët e fundit se kriptot mund të paraqesin “rreziqe të integritetit financiar”.

Bitcoin është rritur 5% në 60.658$ ndërsa ethereum është rritur 8.2% në 3.807$.

Burimi: Barron’s

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0